Home»Keshilla»Të vërteta jo të këndshme, që secili duhet t’i dijë për të jetuar një jetë të lumtur

Të vërteta jo të këndshme, që secili duhet t’i dijë për të jetuar një jetë të lumtur

  1. Dështimet nuk mund të evitohen.

Do të kesh dështime dhe jo vetëm një herë. Ndonjëherë do të të duket sikur gjithçka do të shkojë aq keq, saqë do të duash të dorëzohesh. Por kjo është rruga e vetme për të korrur sukses. Bjer, ngrihu dhe provoje sërish.

  1. Do të zhgënjehesh nga personat që u beson.

Mos prit asnjehrë shumë nga të tjerët, as nga ata që u beson. Kujtohu se sekreti kryesor i marrëdhënieve afatgjata ëshë të japësh, pa pritur gjë në këmbim.

  1. Dashuria shoqërohet gjithmonë nga lëndimet.

Të duash do të thotë të besosh që një person nuk do të ta thyejë zemrën, edhe pse nuk keni garanci se nuk do e bëjë këtë gjë. Por mos kini frikë, sepse zemra jonë ka aftësinë të shërohet me kohën.

  1. Duhet të mësohesh t’i lësh disa persona të ikin.

Kuptoje se nuk mund t’i mbash me detyrim njerëzit pas vetes dhe se në jetë do të takosh plot persona të përkohshëm. Ata që duhet të qëndrojnë në jetën tënde, do të tërhiqen prej teje dhe do të qëndrojnë në jetën tënde.

  1. Nuk duhet të ecësh përherë me turmën.

Nuk duhet të biesh dakord me gjithçka që besojnë të tjerët, apo të bësh atë që bëjnë të tjerët. Po, kjo kërkon kurajo : të notosh kundër rrymës, por kjo është për lumturinë tënde.

  1. Jeta nuk ecën asnjëherë sipas planeve.

Në vend që të bësh projekte, vendosi vetes objektiva dhe mos prit shumë. Universi ka planet më të mira për jetën tënde. Duhet thjesht të besosh dhe t’i lësh gjërat të ndodhin.

  1. Falja është sfida më e madhe në jetë.

Pranoje faktin që edhe ti do të bësh gabime. Të gjitha veprimet e tua do të kenë pasoja dhe ndonjëherë do të gabohesh, sepse kjo është mënyra e vetme për të mësuar diçka.

  1. Nuk mund t’i bësh të gjithë të të duan.

Edhe nëse do të ishe një “Nutella”, sërish do të gjykoheshe nga dikush, ndaj bëj atë që të pëlqen, nëse nuk i dëmton të tjerët.

  1. Duke i fshehur ndjenjat e tua, e bën gjithçka më të komplikuar.

Ky mund të jetë shkaku i dramës. Mënyra e vetme për ta zgjidhur është të mësosh ta pranosh, ta njohësh dhe të flasësh. Emocionet janë të rëndësishme nëse i kontrollon, jo nëse i mohon.

  1. Do të tërheqësh gjithnjë atë që meriton.

Çdo gjë që ndodh në jetën tënde, është rezultat i veprimeve të tua. Për çdo sukses që arrin, nga pas qëndron një punë e fortë për ta arritur atë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *