Home»Enciklopedike»Sipas një studimi, personat që preferojnë të rrinë në shtëpi, janë më të zgjuar

Sipas një studimi, personat që preferojnë të rrinë në shtëpi, janë më të zgjuar

Sipas një studimi shkencor, personat që preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, në vend që të shkojnë në festa, janë më inteligjentë. Ky përfundim i nxjerrë nga British Journal of Psychology, tregon se vërtet njerëzit që shkojnë nëpër party e janë më socialë, janë më të lumtur, por kjo nuk vlen për inteligjencën. Më inteligjentë janë ata që qëndrojnë në shtëpi.

Grupi i ekspertëve të udhëhequr nga psikologët Satoshi Kanazawa dhe Norman Li, ka nxjerrë edhe se personat që jetojnë në zona me densitet të lartë popullsie janë më pak të lumtur se personat që jetojnë në komunitete më të vogla. Studimi u mbështet në dy grupe të së njëjtës popullatë, por edhe  në dy popullata të ndryshme, afrikane dhe perëndimore. Në fillim mendohej se lumturia dhe kënaqësia në komunitetet e vogla vinte prej shoqërive të ngushta midis individëve. Më pas u pa se nivele të tilla kënaqësie dhe lumturie ekzistonin edhe tek njerëzit me koeficient të lartë inteligjence që qëndronin në shtëpi për pjesën më të madhe të kohës. Inteligjentët nuk janë tipa socialë, ndaj preferojnë të qëndrojnë vetëm. Këto zbulime mund të na japin shumë të dhëna mbi trurin tonë, bazuar në stilin tonë të jetesës.

Edhe pse një pjesë e madhe e shoqërisë e gjen rehatinë, kënaqësinë dhe lumturinë në të njëjtat gjëra, sërish zgjuarsia personale e çdo individi shkon përtej këtyre kërkesave. Kohërat moderne vërtet i kanë ndryshuar disi elementët, mbi të cilët bazohet lumturia jonë. Tashmë teknologjia na ka bërë disi më të vetmuar, por duket sikur qëndrimi në shtëpi, larg personave të tjerë dhe ngjarjeve të realitetit, tregon një nivel më të lartë inteligjence krahasuar me njerëzit që janë më socialë.

“Personat më inteligjentë kanë normalisht një nivel më të lartë të IQ dhe rrjedhimisht një aftësi më të madhe për të zgjidhur problemet e ngarkuara që shoqërohen me stres dhe kërkojnë impenjim nga secili prej nesh”, kanë shpjeguar studiuesit. “Ata hasin më pak vështirësi në menaxhimin e situatave të reja e të komplikuara”.

Edhe pse jemi të varur nga lidhjet dhe komunikimet tona me njerëzit dhe botën përreth nesh, duket sikur truri ynë po na përgatit për një jetë në vetmi. Sipas Kanazawa dhe Li, personat më inteligjentë preferojnë të kalojnë kohën në komoditetin e shtëpisë, sepse mendjet e tyre i janë përshtatur më mirë stilit të jetës moderne, pra stilit që sugjeron më tepër vetminë e individit.

Tashmë që kemi ardhur në fund të këtij, shpresojmë që ju të keni përfituar diçka dhe ta zbatoni edhe vetë në të ardhmen tuaj, ose thjesht të jeni argëtuar duke lexuar një material të tillë. / Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *