Home»Keshilla»Si të japësh maksimumin tënd në punë? Hidhu një sy këtyre hapave

Si të japësh maksimumin tënd në punë? Hidhu një sy këtyre hapave

Dua ta nis këtë material me një pyetje të thjeshtë : Si e nis ti ditën tënde?
Nëse je edhe ti si shumica, me siguri merr një kafe dhe një kek dhe nis t’i konsumosh në makinë, ndërkohë që rri e pret nëpër semafor për të shkuar në punë. Nëse kjo është rutina jote e përditshme dhe e mërzitshme, duhet të kuptosh se me disa ndryshime të vogla ti mund të bësh arritje të mëdha lidhur me mënyrën se si ndihesh. Këto janë 6 hapa që do të  ndihmojnë edhe ty për të arritur suksesin e duhur në vendin tënd të punës :

  1. Kujdesu me ushqimet që konsumon.

Ushqimet luajnë një rol të rëndësishmë mbi mënyrën se si ndihemi çdo ditë. Të kujdesesh për veten do të thotë të ushqehesh me gjëra të shëndetshme. Ushqyerja e shëndetshme është një nga antidepresantët më të mirë që ekziston, si dhe të jep energjinë e nevojshme për të bërë gjithçka në mënyrën e duhur, si dhe për t’u ndjerë mirë teksa i bën gjërat e rutinës tënde.
Gjej kohë dhe konsumo një mëngjes të mirë e të bollshëm, por mos harro edhe të përgatisësh diçka për vete për drekë. Nuk është mirë që për shpejtësi të hash në fast food, pasi e dini tashmë sa dëm bëjnë ato për shëndetin. Mundet edhe të nisësh të eliminosh pak nga pak gjëra jo të shëndetshme nga racionet e tua ushqimore dhe do ta shohësh sa mirë do ndihesh pa to. Mos konsumoni shumë ëmbëlsira, bukë, apo ushqime me yndyrë. Përqendrohuni më shumë tek frutat dhe perimet e ziera.

  1. Lëviz, kryej aktivitet fizik.

I ke dëgjuar krahasimet e fundit që duhanpirjen e mendojnë si po aq të rrezikshme sa jetën sedentare? Mendo për mënyrën si e kalon ditën tënde dhe se sa kohë kalon ulur në punë, apo se sa pak lëviz në shtëpi. Më shumë qëndron përpara televizorit e ulur në divan. Të qëndruarit ulur të jetuarit e një jete sedentare është një zakon i keq për secilin nga ne. Bëji vetes një nder : çohu dhe lëviz rreth e rrotull shtëpisë çdo orë për disa minuta. Kjo gjë jo vetëm që të bën mirë për shëndetin tënd, por të ndihmon edhe në produktivitetin në punë.

  1. Bëj pushime.

Gjatë punës ne humbasim shumë energji duke menduar. Truri ynë normalisht do një pushim me 90-120 minuta për të funksionuar siç duhet. Nëse nuk e bën këtë pushim, do të nis të ndjesh vështirësi në përqendrim, të bësh gabime në punë, të mos i kuptosh se çfarë të thonë kolegët përreth etj. Kur ndiejmë këto gjëra, ne e kemi zakon të shkojmë e të blejmë një kafe. Mjaft me këto zakone. Gjej pak kohë të lirë dhe lëviz nga vendi i punës, dëgjo këngët e tua të preferuara, ose medito për pak minuta. Nëse nuk mund të lëvizësh dot nga vendi i punës, atëherë nis të praktikosh rregullin e frymëmarrjeve dhe frymënxjerrjeve. Merr frymë ngadalë, mbaje frymën për 4 sekonda dhe më pas nxirre ngadalë. Kjo gjë bën të mundur një komunikim më të mirë mes hemisferave të trurit duke të të bërë më të vëmendshëm në aktivitetet e përditshme.

  1. Rregullo posturën.

Si në momentin që je duke punuar, si kur je në pushim, si kur je duke ecur, është shumë e rëndësishme të mbash një pozicion të duhur të trupit tënd. Kur je duke përdorur laptopin, apo celularin, mbaje trupin drejt. Një qëndrim i gabuar mund të shkaktojë tension dhe dhimbje muskulare, dhimbje koke, lodhje të parakohshme etj. Gjatë gjithë kohës mendohu mbi pozicionin tënd, nëse është i rregullt apo jo.

  1. Gjej kohë 30 minuta për veten tënde.

Sa më të aftë të jemi në menaxhimin e niveleve të stresit, aq më produktivë jemi në punët që bëjmë. Unë të sugjeroj një metodikë shumë të mirë për 30 minuta se si të menaxhosh më mirë stresin. Këtë 30 minutësh mendoje si një takim me veten tënde dhe ai ka më shumë vlerë se çdo takim tjetër. Në ato minuta bëj gjërat që të mundësojnë largimin e stresit. Dil për një shëtitje, lexo një libër, praktiko yoga, luaj me letra, ose shkruaj diçka, nëse ke pasion shkrimin.

  1. Largoji mendimet negative dhe përqendrohu tek situatat që të kanë bërë të qeshësh.

Sado të fshihemi, stresit nuk i shmangemi dot, por mënyra se si e menaxhojmë stresin, përbën diferencën lidhur me mirëqenien tonë mendore. Humori është një çlirues i stresit dhe na bën të ndihemi mirë. Kujtoji vetes se ti mund ta menaxhosh siç duhet çdo situatë stresuese. Merr frymë thellë dhe mendoji mundësitë që ke. Pastaj, sado e vështirë të të duket, mundohu të gjesh diçka të bukur në çdo gjë të keqe që po të ndodh. E di që mund të të duket e pamundur, por mund të bëhet. Në çdo gjë të keqe ka përherë diçka të bukur që mund të na bëjë të buzëqeshim, edhe pse mund të ndihemi të trishtuar përbrenda. / F.Xh. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *