Home»Keshilla»“Së pari, duaj veten tënde”. Ja çfarë ndodh kur e do mjaftueshëm veten…

“Së pari, duaj veten tënde”. Ja çfarë ndodh kur e do mjaftueshëm veten…

Duhet të duash veten në mënyrë që të kuptosh dashurinë e të tjerëve, ta pranosh atë dhe t’ua kthesh atyre dashurinë me dashuri. Por çfarë ndodh kur e do mjaftueshëm veten tënde?

  1. Zbulon pasionet e tua dhe merr kohën e duhur për to.

Dashuria është e bukur, por nuk është gjithçka. Ka vërtet shumë gjëra që mund të duash tek një person, por kur fillon të duash veten tënde, në vend që t’i shpenzosh kohën dhe energjitë e tua në një marrëdhënie, gjen kohën për gjërat që ndezin zjarr brenda teje, që të frymëzojnë dhe të pëlqejnë t’i bësh. Jeta jote bëhet më e bukur dhe më e plotë, ndërsa përqendrohesh në këto gjëra.

  1. Vlerëson marrëdhëniet që ke në jetën tënde.

Jeta nuk mbushet me dashuri dhe lumturi prej një personi tjetër. Kur përqendrohesh tek vetja, fillon të shpenzosh më shumë kohë me njerëzit që të bëjnë të ndihesh mirë, me familjarët e tu, apo me miqtë e tu . Mëson edhe vlerën e madhe të këtyre personave në jetën tënde.

  1. Udhëton, eksploron dhe jeton në mënyrë egoiste.

Kur dashuron veten, nis të shfrytëzosh çdo sekondë të ditës. Dëshiron të udhëtosh në vende të reja, të provosh ushqime të reja, të eksplorosh e të jetosh siç dëshiron. Nuk është e gabuar të dashurohesh me veten dhe të përfitosh nga gjërat që ke për të arritur ato që dëshiron.

  1. E përqendron vëmendjen në pjesë të rëndësishme të jetës.

Kur nuk përqendrohesh tek një person, por përqendrohesh tek vetja jote, fillon t’i kushtosh kohë karrierës, gjërave që pëlqen, të ardhmes, të ardhurave etj. Prioritetet e tua ndryshojnë në mënyrë të shëndetshme dhe mëson të kesh ekuilibër brenda vetes.

  1. Fillon të përpiqesh për t’i arritur gjërat, në vend që të presësh që ato të ndodhin vetë.

Kur dashurohesh me veten, nuk të pëlqen më të humbasësh kohë në mënyrë të kotë. Nuk të pëlqen të ndjekësh më gjëra që nuk i arrin dot. Kur do veten, nis të bësh gjithë gjërat e duhura për të arritur atje ku do dhe nuk e lë veten në rolin e një personazhi pasiv që pret t’i vijnë vetë gjërat në jetë.

  1. Nis të kërkosh më të mirën nga vetja.

Fillon të kërkosh një jetë të mbushur me ëndrrat, objektivat dhe synimet e tua. E vlerëson atë që je, por asnjëherë nuk kënaqesh me aq. Dëshiron të arrish më tepër, të jesh më tepër dhe të jetosh në mënyrë më unike. Vazhdimisht kërkon të përmirësohesh.

  1. Kalon më shumë kohë në natyrë.

Bota rreth teje nis të ketë më shumë vlerë për ty. Të pëlqen të ecësh, të vraposh, apo të shëtisësh me biçikletë. E pëlqen kohën që kalon me miqtë ose me veten tënde, thjesht duke shijuar gjithë bukuritë e natyrës.

  1. Lutesh më shpesh dhe je mirënjohës/e për ato që ke.

Çdo ditë, jeta të surprizon me bukurinë dhe madhështinë e saj. Nis të lutesh më shpesh për bekimet që të janë dhënë, si dhe kërkon të kesh ndihmën hyjnore për të kaluar momentet e vështira. Beson se do ta gjesh dashurinë në momentin e duhur, dhe ndërkohë, je mirënjohës/e për gjithçka që je e gjithçka që ke.

  1. Nuk ndihesh i/e trishtë për faktin se nuk je në një marrëdhënie.

Lumturia jote varet nga gjëra të tjera. Statusi yt si single nuk është një etiketë negative. Nuk kërkon më dikë që të mbushë boshllëkun e zemrës suaj. Përkundrazi, lumturia jote nis të varet nga eksperiencat e tua, pasionet e tua, nga marrëdhëniet e tjera të tuat dhe nga vetë ty.

  1. Habitesh me ato që ke kaluar dhe me personin që je shndërruar.

Kur dashurohesh me veten, në vend që të dashurohesh me një person tjetër, nis ta vlerësosh më shumë veten. Habitesh me faktin se sa shumë je rritur dhe sa ke ndryshuar. Ndihesh mirë që ke vënë veten tënde në vend të parë. Kupton se je ti ai/ajo që e ka lumturinë në duart e veta dhe se kur do mjaftueshëm veten tënde, dashuria e dikujt me vlerë do të vijë vetë, me kalimin e kohës… / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *