Home»Rretherrotull»Pse përgjojmë në rrjetet sociale

Pse përgjojmë në rrjetet sociale

Na ka ndodhur të gjithëve të hyjmë në Instagramin e shoqes së ish të dashurit dhe t’i bëjmë “like” padashje një fotoje para 120 javësh. Ky është një nga momentet më të sikletshme që përjetojmë, kur në fakt nuk duhet. Pse? Sepse është diçka që e bëjnë të gjithë.

Gjithashtu, e kemi në ADN.

Sipas një raportimi nga BBC, qenia njerëzore ka një tipar që quhet “neoten”, që na bën të sillemi si fëmijë krahasuar me gjitarët e tjerë pavarësisht moshës. Kjo do të thotë që jemi gjithmonë kuriozë për botën që na rrethon.

Prandaj nuk ka asgjë të keqe të fusim hundët në jetën e të tjerëve dhe të shohim se si e kanë festuar ditëlindjen ata para 4 vitesh, me kë i kaluan pushimet dimërore vjet dhe kush ka komentuar nëpër foto.

Fundja të njëjtën gjë bëjmë edhe me fotografitë tona të pushimeve. Herë pas here i kthehemi dhe ndjejmë kënaqësi (megjithëse nuk është gjithmonë ky rasti kur përgjon të tjerët. Shumicën e kohës mërzitemi sepse ai nuk na ka treguar që vajza që takoi rastësisht në Dhërmi para dy vitesh është ajo që ka pasur qejf në klasë të 7).

Prandaj nuk duhet të na vijë turp që jemi natyralisht kuriozë. Është e koduar në ADN-në tonë. E vetmja gjë që na mbetet ne, është të pranojmë që jemi përgjues dhe të shmangim pëlqimin e ndonjë fotoje nga viti 2013. / opinion.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *