Home»Horizonti.al»Shkence»Përse nuk do të na duhet më telekomanda e televizorit?

Përse nuk do të na duhet më telekomanda e televizorit?

Do të mjaftojë lëvizja e një pjese të trupit, falë një teknologjie të re të quajtur “matchpoint”, që është vënë në zbatim nga universiteti britanik i Lancasterit. Për të kontrolluar funksionet e ndryshme nevojitet lëvizja rrethore e njërës dorë, kokës apo edhe një këmbe, që kapet prej një kamere. Një herë që pjesa e trupit asociohet me funksionin që duhet kontrolluar (përshembull mund të ndërrohen kanalet duke rrotulluar kokën), në video shfaqet një kursor që me të cilin mund të “rrisësh” apo “ulësh”.

Sistemi zbulon lëvizjet dhe jo pjesët e trupit (apo objektet), prandaj funksionon edhe kur i ke duart e zëna, për shembull.

PA PREKJE

Sipas ideuesve, kjo teknologji e re, që në teori funksionon edhe me lëvizjet e një makine lodër, është e dobishme mbi të gjitha kur po bën një gjë tjetër, apo thjesht për të mos ndryshuar pozicion kur po relaksohesh në divan.

Dhe nuk funksionon vetëm me televizorin: mund të përdoret edhe në PC dhe tablete për të kontrolluar një video, pa patur nevojë për mouse apo ekran me prekje. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *