Home»Lifestyle»Shendeti»Për t’u dobësuar rrini në këmbë

Për t’u dobësuar rrini në këmbë

Një studim i ri i publikuar në Journal of Preventive Cardiology zbuloi se qëndrimi në këmbë për 6 orë në ditë eviton shtimin në peshë, madje edhe ndihnon në rënie të saj. Koha e zgjatur e qëndrimit ulur është e lidhur me epideminë e obezitetit, me sëmundjet kardiovaskulare dhe me diabetin. Autorët e studimit nga Klinika Mayo sinjalizojnë që europianët ulen deri në 6 orë në ditë duke përfshirë edhe persona fizikisht të shëndetshëm që mund ta kalojnë pjesën më të madhe të ditës në një karrige. Studimi analizoi nëse qëndrimi në këmbë djeg më shumë kalori sesa ai ulur. Në total u analizuan përfundimet e 46 studimeve me 1184 pjesëmarrës.

Pjesëmarrësit kishin një moshë mesatare 33 vjeçare, 60% ishin meshkuj dhe pesha mesatare ishte 65 kg. Hulumtuesit zbuluan se qëndrimi në këmbë digjte 0.15 kkal në minutë, sesa ai ulur. Ngritja nga karrigia e një personi 65 kg shpenzonte 54 kkal në ditë. Duke supozuar se nuk ka një shtim të ushqimeve, çka do të thotë 2.5 kg në një vit dhe 10 kg në 4 vite, qëndrimi në këmbë jo vetëm që djeg më shumë kalori, por aktiviteti muskular është i lidhur me një shkallë të ulët të atakeve kardiake, dëmtimeve cerebrale dhe diabetit, kështu që benefitet e qëndrimit ngritur shkojnë përtej kontrollit të peshës. Megjithatë studime të tilla nënvleftësohen sepse kur personat ngrihen bëjnë lëvizje spontane si animi në një këmbë ose tjetrën, bëjnë hapa të vegjël para e prapa, ata mund të shkojnë deri tek koshi i plehrave ose tek një arkiv. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *