Home»Sport»Patinatorja realizoi një piruetë historike dhe mrekulloi botën

Patinatorja realizoi një piruetë historike dhe mrekulloi botën

Patinatorja amerikane, Mirai Nagasu u kthye në yllin e ditës në Lojërat Olimpike Dimërore të Piongçangut 2018. Vajza shkëlqeu në një triple axel, një nga piruetat me vështirësinë më të madhe të kësaj disipline dhe e çoi vendin drejt medaljes së bronxit në patinazhin artistik me ekipe.

Nagasu është patinatorja e tretë në historinë e patinazhit artistik që përfundon në mënyrë perfekte në një takim olimpik dhe figura konsiston në hedhje me një këmbë, të bësh tri rrotullime e gjysëm në ajër dhe të ulesh me këmbë tjetër. Më parë këtë figurë e kishin realizuar japonezet Midori Ito (1992) dhe Mao Asada (2010).

Madje patinatorja është e para përfaqësuese e vendit të saj që e realizoi në Lojërat Olimpike. Tonya Harding dhe Kimmie Meissner e kishin realizuar, por në kompeticione të vogla. Shtypi amerikan e kishte shquar këtë figurë të saj, e cila ishte përpjekur ta realizonte gjatë një rutine në kapionatin kombëtar, por kishte dështuar në të gjitha përpjekjet e veta. Në Piongçang, jo vetëm që ekzekutoi në mënyrë perfekte kërcimin, por edhe u ul në mënyrë të qëndrueshme dhe pa u lëkundur.

“Ndihem shkëlqyeshëm!”- tha sportisja amerikane nga prindër emigrantë japonezë që zotërojnë një dyqan sushi. “Të jesh amerikania e parë që realizon një triple axel në Lojërat Olimpike është histori dhe askush s’mund të ma marrë. Ndoshta më kanë ndihmuar genet e mia japoneze.” Medalja e artë për patinazhin artistik me ekipe u fitua nga Kanadaja, argjendi i mbeti në dorë Rusisë. Nagasu nuk mundi të ngjitej më tej në podium, por mbërriti në një pozicion që do të kujtohet për vite në sportin olimpik. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *