Home»Lifestyle»Shendeti»Pasojat e përdorimit të papërshtatshëm të omeprazolit

Pasojat e përdorimit të papërshtatshëm të omeprazolit

Futja e omeprazolit në fund të dekadës së viteve 1980 shënoi një hap përpara në kontrollin e sëmundjeve të lidhura me acidin gastrik në krahasim me cimetidinën dhe ranitidinën që ishin ilaçet që përdoreshin qysh atëherë.

Omeprazoli është një supresor i fuqishëm i acidi gastrik, frenon deri në 80% të sekretimit të acidit klorhidrik dhe që indikohet në trajtimin e ulçerës së stomakut dhe të duodenit, për të bllokuar refluksin gastroezofageal në rastin e një hernieje hiatale, kuron ezofagitin (inflamimin me ose pa ulçeracione), eliminon infeksionin nga bakteri Helicobacter pylori (i kombinuar me antibiotikë) që është shkaktari kryesor i ulcerave gastike dhe duaodenale ashtu si edhe në kancerin e stomakut. Gjithashtu indikohet edhe në një rast shumë të rrallë që njihet me emrin sindroma e Zollinger- Ellison-it, një shtim i tepërt i acidit gastrik, i prodhuar nga një tumor i quajtur gastrinoma, vepron edhe si mbrojtës i gastritit për të parandaluar formimin e ulçerave si dhe në komplikacionet e tyre (hemorragji), në individë që duhet të konsumojnë aspirinë, antiinflamatorë jo steroidalë (AINE) si ibubrufeni apo dhe naprokseni. Këto janë situatat dhe sëmundjet e aparatit tretës në të cilat indikohet omeprazoli.

Megjithatë në realitet omeprazoli përdoret jashtë mase dhe në një pjesë në mënyrë të papërshtatshme. Fakti i të quajturit të omeprazolit si një mbrojtës gastrik ka rritur përdorimin e tij në shumicën e rasteve pa përshkrime, pa simptoma apo edhe për faktin e një hipersekretimi të acidit.

Është quajtur medikament i sigurt, me pak efekte, shumica të lehta si dhimbje koke, diarre, dispepsi, erupsione kutane dhe akoma më të rralla si defiçencë e vitaminës B12, e magnezit, osteoporozës, infeksione zorre.  Kjo vlen për të gjithë ata pacientë që e përdorin për një kohë të gjatë. Megjithatë prej disa kohësh është sugjeruar se përdorimi i omeprazolit për një kohë të gjatë rrit riskun e shfaqjes së lezioneve gastrike premalinje, si polipet, atrofi dhe metaplazi intestinale (transformim i mukozës gastrike në një lloj tjetër mukoze zorre) ashtu sikurse edhe për kancerin e stomakut. Studime të tjera kanë treguar se risku i kancerit të stomakut rritet deri në 43 % tek personat që e përdorin omeprazolin për një kohë të gjatë, nuk është marrë parasysh roli i tij që luan për Helicobacter pylori-in (është treguar se zhdukja e këtij bakteri redukton riskun për të patur kancer gastrik). Një studim i fundit i tetorit të vitit 2017, i publikuar në revitën prestigjoze “Gut” nxjerr si përfundim se përdorimi i omeprazolit ose derivatëve të tij për një kohë të gjatë lidhet me një risk të kancerit të stomakut 2.4 herë më shumë tek subjektet që kishin eliminuar helikobakter pilorin, duke qenë akoma më shumë edhe tek ata që shfaqnin infeksionin nga ky bakter. Studimi tregoi se risku i kancerit të stomakut rritej me dozën dhe kohëzgjatjen e këtij medikamenti dhe rekomandon që mjekët duhet të kenë kujdes kur e përshkruajnë omeprazolin për një kohë të gjatë, përfshirë edhe tek ata që kanë eliminuar helikobakter pilorin. Në këtë mënyrë nëse duhet të rekomandohet të përshkruhet një dozë më e reduktuar, duhet ndalur apo nuk duhet lejuar të përdoret tek ata që e kanë kryer një cikël, minimalisht 4 javë në trajtime të tilla si aciditet i stomakut apo djegie. Me pak fjalë benefitet e trajtimit me omeprazol si për një kohë të shkurtër apo edhe për një kohë të gjatë i tejkalojnë risqet ose efektet sekondare, gjithmonë nëse indikimi klinik i administrimit, doza dhe kohëzgjatja e trajtimit të jenë të përshtatshme. / Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *