Home»Rretherrotull»Paratë nuk ju bëjnë të lumtur aq sa këto dy gjëra të tjera

Paratë nuk ju bëjnë të lumtur aq sa këto dy gjëra të tjera

Paratë nuk e blejnë lumturinë, është një shprehje të cilën e kemi dëgjuar shpesh. Nuk e kemi marrë seriozisht për shkak se të gjithë e shohim paranë si qëllimin e jetës. Mirëpo studiuesit më në fund na e kanë gjetur përgjigjen. Paratë nuk ju bëjnë aq të lumtur sa gjumi dhe seksi.

Indeksi, i zhvilluar nga kërkuesit e Oxford Economics, gjeti se katërfishimi i të ardhurave shkakton një rritje shumë të vogël të lumturisë, ndërsa koha e kaluar në dhomën e gjumit bën mrekullira. Sondazhi zbuloi qartazi se njerëzit që çlodhen më shumë, janë 15 pikë më të lumtur sesa ata që kanë probleme me gjumin. Njerëzit që janë të pakënaqur me jetët e tyre seksuale qëndrojnë 7 pikë më pak të lumtur se ata që s’janë.

Kështu që mos u mërzisni nëse nuk keni para. Nëse flini të qetë në darkë, dhe zgjoheni duke bërë seks në mëngjes, jeni më të lumtur se treçereku u popullësisë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *