Home»Keshilla»Paraja nuk e blen lumturinë

Paraja nuk e blen lumturinë

Paratë janë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës sonë. Ato nevojiten për mbulimin e shumë shpenzimeve, që nga blerjet e përditshme të ushqimeve, e deri tek pushimet në verë. Pikërisht lista e gjatë e gjërave që mund të blihen me para, ka bërë edhe të dalë shprehja “Paraja e ble lehtazi lumturinë”.

Por a mund ta blejë paraja vërtet lumturinë? Disa njerëz mendojnë se po. Ata thonë se nëse ke shumë lekë, rreth vetes ke është shumë lumturi, por unë mendoj se kjo gjë varet. Nëse ke qenë i varfër dhe je pasuruar me punë gjatë jetës, kjo gjë të bën të ndihesh mirë. Nëse ke qenë gjatë gjithë kohës i pasur, një shtim i pasurisë nuk do të përbënte diferencë për ty, pasi ti je mësuar me atë lloj jetese.

Unë mendoj se paraja nuk e ble lumturinë, madje mendoj edhe se në disa raste, paratë ndikojnë negativisht duke e konsumuar jetën tonë, gjë që nuk na bën dhe aq të lumtur. Ata që kanë, shpesh bëhen dorështrënguar dhe nisin të kërkojnë akoma më tepër. Ata që nuk kanë, nisin të mendojnë se si të pasurohen, shpesh duke bërë edhe gjëra jo dhe aq të drejta për t’u pasuruar.

Shumica e njerëzve në Shqipëri nuk janë të pasur, apo të varfër në ekstreme. Jemi me një ekonomi mesatare, por kjo nuk duhet të na bëjë ziliqarë, teksa shohim të tjerët që po u ecën mirë. Kjo duhet të na bëjë të lumtur, sepse ia kemi dalë vetë të vëmë ekonominë e duhur, edhe pse aq pak. Duhet të na lumturojë se përditë zgjohemi dhe përnatë flejmë me ndërgjegjen e qetë, duke e ditur qartë se ato pak lekë që kemi, janë vendosur me punë të ndershme.

Paraja mund ta bëjë dikë të lumtur, por nuk e ble dot lumturinë e tij/saj. Të ndihesh i/e lumtur është një emcion, është diçka që e ndjen, jo diçka që e ble. Kjo është arsyeja se pse… Lumturia është shumë e shtrenjtë”. Ajo nuk blihet dot me para. Mund të blihet kur është “dashuri”, por kurrsesi kur ajo është dashuri e vërtetë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *