Home»Lifestyle»Mos ki frikë nga fjalët e mia, ki frikë nga heshtja ime…

Mos ki frikë nga fjalët e mia, ki frikë nga heshtja ime…

Mos u shqetëso kur të bërtas dhe të fajësoj për diçka. Mos u shqetëso kur jam me inat dhe të përgjigjem me fjalë të ashpra që shpjegojnë arsyen e inatit tim. Mos u frikëso kur i bie derës së shtëpisë tënde në mes të natës. Mos u ndje keq kur unë qaj për diçka të rëndë që ti më ke thënë.  Gjithë këto ndjesi shprehin gjithë stresin dhe natyrën e përditshmërisë së gjithë njerëzve. Ato shprehin edhe se sa shumë të dua, sepse nuk ka dashuri ku gjithçka shkon bukur. Duhet edhe diçka e kripur të balancojë ëmbëlsinë…

Ti duhet të shqetësohesh kur mesazhet e mi bëhen monotonë, kur unë nuk vij tek ty teksa më kërkon, kur unë reagoj sikur bezdisem ndaj mesazheve apo telefonatave të tua. Këto tregojnë se marrëdhënia jonë mund të jetë ftuar. Këto tregojnë që unë e kam humbur interesin për ty.

Heshtja ime është më e rrezikshme se fjalët. Madje, mund të jetë edhe më e dhimbshme. Ndoshta ajo nënkupton se ti nuk je më në mendimet e mia. Kësaj duhet t’i trembesh. Ndërsa unë flas me ty, unë tregoj interes për ty. Unë tregoj se më pëlqen të flas me ty. Ndërkohë që heshtja tregon fillimit drejt fundit të diçkaje. Heshtja nënkupton se nuk i meriton fjalët e dikujt. Heshtja është përgjigja e indiferencës tënde. Kësaj duhet t’i frikësohesh.

Mos u tremb nga debatet që unë apo dikush tjetër mund të hapë, apo lotëve që ne mund të derdhim në zemërim apo mërzitje e sipër. Kjo tregon se ne besojmë mjaftueshëm tek dikush, saqë nuk e kemi problem të shprehim çdo ndjesi tonën përpara tij/saj.

Duhet t’i trembesh ditës kur gjithçka të ndalojë, ditës kur nuk do të trembem më nga fjalët e tua, kur nuk do të kërkoj më, kur fjalëve të dua do i përgjigjem me heshtje. Atëherë të mbetet ty të kuptosh se unë jam i gatshëm të eci përpara në jetë, edhe pa ty. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *