Home»Magazine»Letersi»Mirënjohja, magjia e trajtuar që në Shkrimet e Shënjta. Ja çfarë na mëson Rhonda Byrne në librin “Magjia”

Mirënjohja, magjia e trajtuar që në Shkrimet e Shënjta. Ja çfarë na mëson Rhonda Byrne në librin “Magjia”

“Paragrafi që vijon është shkëputur nga mësimet e apostullit Mateo në Shkrimet e Shenjta. Ky mësim që, përgjithësisht është keqkuptuar, jo vetëm që i ka vënë në mendime, por edhe i ka ngatërruar njerëzit.

“Kushdo që ka, do të marrë edhe më shumë e do të jetojë në begati. Ai që nuk ka, edhe atë pak që ka do ta humbasë”.

Duhet ta pranoni që, kur lexoni këtë paragraf mendoni se ky është një kumt i padrejtë, sepse thuhet që të pasurit do të pasurohen edhe më shumë, kurse të varfrit do të bëhen edhe më të pasur. Por brenda këtij paragrafi ka një gjëegjëzë që duhet zgjidhur. Në të fshihet një mister që duhet zbuluar. Dhe, sapo ta bëni këtë, përpara jush do të shfaqet një botë krejt e re.

Përgjigjja që i ka bërë mjaft njerëz të enden për shumë kohë në një labirint pa dalje është një fjalë e vetme: mirënjohje.

“Kushdo që tregon mirënjohje do të marrë edhe më shumë prej saj. Ai ose ajo do të rrethohet nga një mirënjohje e pafund. Ata që nuk tregojnë mirënjohje do ta humbasin edhe atë pak që kanë”.

Sapo e gjen fjalën që mungon në këtë paragraf, teksti kriptik bëhet shumë i qartë. Dy mijë vjet kanë kaluar që nga koha kur u shkruan këto fjalë, por edhe sot ato janë po aq të vërteta sa ç’kanë qenë gjithmonë: nëse nuk do ta gjeni kohën për t’jua treguar të tjerëve mirënjohjen tuaj, ju kurrë nuk do të merrni më të tilla; madje edhe atë që keni marrë nuk do ta merrni më. Kurse ajo që ju premtohet se do të ndodhë në mënyrë magjike është: nëse jeni mirënjohës, edhe të tjerët do t’jua japin atë me shumicë. Ju do të rrethoheni nga një det mirënjohjeje.

Nga Kurani vjen një premtim po aq i thekshëm:

“Dhe mos harroni atë që Zoti tha : ‘Nëse jeni mirënjohës, do t’ju jap edhe më shumë; por nëse jeni mosmirënjohës, dënimi im do të jetë me të vërtetë i ashpër’.“

Nuk ka rëndësi se cilit besim i takoni; nuk ka rëndësi nëse jeni apo nuk jeni fetar. Këto thënie të Shkrimeve të Shenjta dhe të Kuranit do të ndikojnë njëlloj në jetën tuaj. Ato përshkruajnë një ligj themelor të shkencës dhe universit”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *