Home»Lifestyle»Shendeti»Me siguri edhe ju e konsumoni kafenë në mëngjes, por a i dinit këto të mira dhe dëme në organizëm prej saj?

Me siguri edhe ju e konsumoni kafenë në mëngjes, por a i dinit këto të mira dhe dëme në organizëm prej saj?

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokrrave të thara (pjekura) të kafesë, që rrjedhin nga druri i kafesë.

Të mirat e saj:

Antioksiduesit. Kafeja është e mbushur me antioksidues, sikurse acidi klorogjenik dhe melanoidi. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces qe shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidët nga kafja e pjekur kanë efekte antioksidues, pavarësisht nga mënyra se si është trajtuar kafja.

Sëmundja e Parkinsonit. Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit që pijnë kafe rregullisht kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit.

Diabeti. Konsumimi i kafes është potencialisht proaktiv kundër zhvillimit te diabetit tip 2. Një studim prospektiv në kohë si pjesë e US Nurses Health Study ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafesë së dekafenizuar dhe asaj te kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Cirroza hepatike. Pirja e kafesë mund të mbroj nga cirroza e mëlçisë, veçanërisht ndaj cirrozës alkoolike.

Gurët në fshikëzën e tëmthit. Ekzistojnë disa dëshmi se pirja e kafesë mund të jetë mbrojtëse ndaj formimit të gurëve në fshikëzën e tëmthit, si tek gratë ashtu edhe tek burrat.

Gurët ne Veshkë. Konsumimi i kafes ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafja rrit vëllimin e urines, dhe kështu parandalon kristalizimin e kalciumit te acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshka.

Përmirësim të Performancës mendore. Kafeina në kafe është një stimulant i mirënjohur. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filxhan kafe gjithashtu mund të rrisë edhe procedimin e informacioneve.

Sëmundja Alzhemer. Konsumimi i rregullt i kafesë thuhet se i mbron njerëzit kundër sëmundjes së Alzhemerit. Një studim i fundit në minj tregoi që kafeneja ekuivalent i pesë filxhanëve në ditë ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru.

Të këqijat e saj:

Sëmundjet koronare të zemrës. Lidhja mes konsumit të kafesë dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare është ekzaminuar në shumë studime, por rezultatet mbesin kontradiktore. Shumica e studimeve prospektive në kohë nuk kanë zbuluar që konsumi i kafesë të jetë i lidhur me rritje të rëndësishme të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në njërën anë përzierjet organike të natyrshme që ndodhen në kafenë e pa filtruar si kafestol dhe kahevol, të dyja mendohen se rrisin rrezikun për sëmundjen koronare të zemrës. Disa studime kanë konfirmuar efektin e saj në rritjen e kolesterolit.

Konsumimi i kafesë është gjithashtu i lidhur me rritje të homocistinës, një ndër faktorët e riskut për  sëmundjen koronare të zemrës. Në anën tjetër, një rrezik i vogël i sëmundjes koronare në mesin e atyre që pinë kafe në masë mesatare, ndoshta është për shkak të antioksiduesve që gjenden në kafe.

Përveç kësaj të fundit, kafeina mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër, veçanërisht tek ata njerëz që bartin variantin e gjenit të “ngadalshëm” për enzimën që metabolizon kafeinën.

Kolesteroli. Konsumimi i tepërt i kafesë së vluar rrit nivelin e kolesterolit LDL (kolesteroli i dëmshëm). Kafeja e pafiltruar përmban dy përzierje kafestol dhe kahevol që rrisin kolesterolin.

Enët e gjakut. Kafeja ndikon negativisht tek tonusi dhe funksioni i enëve të gjakut (rrit ngurtësinë arteriale dhe rezistencën).

Çrregullime të ritmit të zemrës. Kafja mund te shkaktojë të rrahura ts shpejta, jo të rregullta (aritmi kardiake).

Presioni i gjakut. Edhe pse konsumimi i kafes nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, prapë prodhon efekte jo të favorshme në shtypjen e gjakut dhe njerëzit e predispozuar ndaj hipertensionit, mund të jenë më të cënuar. Një studim i fundit italian ka zbuluar se pirja e kafesë mund të rrisë shumë pak riskun për zhvillim të hipertensionit tek persona me presion pak të rritur të gjakut.

Osteoporozë. Pirja e kafesë mund të nxisë nxjerrjen me urinë të kalciumit. Konsumimi i tepërt i kafesë (4 filxhanë = 600ml, apo më shumë) mundet në mënyrë modeste të rrisë rrezikun për osteoporozë, veçanërisht tek gratë që marrin sasi të vogla kalciumi.

Gjumi. Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm për efektet stimuluese të kafeinës. Sasi të mëdha të saj të pira para se të shkojmë në shtrat, mund të shkaktojnë vështirësi në fjetje, shtim të tendencës për t’u zgjuar më lehtë nga zhurma të vogla dhe zvogëlim te kualitetit të gjumit në përgjithësi.

Dehidrim. Kafeina në kafe është diuretik i mesëm dhe mund te rrisë sasinë e urinës. Ky efekt mund të neutralizohet me pirjen e një gote ujë bashkë me kafen.

Varësi. Kafeina është drogë, një simulante e sistemit nervor qendror, dhe prodhon varësi. Tërheqja nga kafeina është një sindromë reale. Ju mund të përjetoni disa ditë me kokë dhimbje dhe irritim, nëse vendosni të eliminoni pirjen e kafesë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *