Home»Keshilla»Këto janë gjërat, për të cilat të gjithë pendohen  me kalimin e viteve

Këto janë gjërat, për të cilat të gjithë pendohen  me kalimin e viteve

Kjo është një listë me gjërat, për të cilat të gjithë pendohen me kalimin e viteve, bashkë me një shpjegim të shkurtër për secilën prej tyre. Sigurohu që të mos pendohesh edhe ti për gjëra të tilla duke i bërë ato në kohën e duhur.

  1. Pendohemi që nuk kemi udhëtuar kur kemi pasur mundësinë.

Kjo është një nga gjërat, për të cilën dëgjoj shumicën e njerëzve të më shprehen të penduar. Ndihen keq që nuk kanë udhëtuar në kohën e duhur, ndërkohë që tani bëjnë një punë me tetë orë në ditë dhe kanë plot detyrime të tjera në familje. Nëse nuk do të jesh edhe ti në këtë listë, sapo të jepet mundësia, udhëto. Më vonë nuk i dihet se si shkojnë gjërat.

  1. Pendohen që kanë qëndruar në një marrëdhënie toksike.

Shumica e njerëzve rrinë në marrëdhënie të tilla nga frika se nuk qëndrojnë dot vetëm, ose nga mendimi se nuk kanë për të gjetur dikë tjetër në jetë. Kjo është totalisht e gabuar. Nëse nuk ndihesh mirë në një marrëdhënie, largohu prej saj pa menduar se çfarë pasojash negative mund të vijnë më vonë. Mendo për gjëra pozitive.

  1. Pendohen që i kanë kushtuar rëndësi fjalëve të të tjerëe.

Mjaft e vrave mendjen për çfarë mendojnë apo për çfarë flasin të tjerët për ty. Kjo është jeta jote dhe duhet të jesh i/e lumtur me të. Mos i lejo të tjerët të të diktojnë se si ta jetojnë atë që ty të është dhënë si dhurata më e shtrenjtë.

  1. Pendohen se janë ndjerë të frikësuar të thonë “Të dua”.

Ajo që na bën të ndihemi keq për t’i thënë këto fjalë, është se personi tjetër mund të mos na dojë, por edhe të mendojë se ne jemi shumë të dobët që i shprehim ndjenjat kaq hapur. Mjaft menduat edhe ju për gjëra të tilla. Fjalët “Të dua” mund të përmirësojnë ditën, javën, muajin, vitin apo edhe jetën e dikujt. Kështu që ky është një mësim për të gjithë, mos u frikësoni t’u thoni njerëzve se sa i doni.

  1. Pendohen se punojnë shumë.

Disa njerëz punojnë aq shumë përgjatë jetës së tyre, saqë harrojnë të jetojnë. Kanë qenë aq të zënë duke u përpjekur të bëjnë para për të pasur çdo gjë që donin, saqë nuk kanë gjetur mundësinë të bëjnë qejf. Mos u bëj si këta persona. Nuk ka asgjë të keqe të bësh lekë në jetë, por duhet të gjesh kohën që t’i përdorësh ato lekë për të kënaqur disi edhe veten tënde.

  1. Pendohen se nuk kanë luajtur aq sa duhet me fëmijët e tyre.

Fëmijët rriten shumë shpejt, saqë nëse je i/e zënë me punë, ndonjëherë fëmijëria e tyre fluturon dhe ti nuk ke kaluar aq kohë sa duhet me ta. Dhe vitet e fëmijërisë së tyre ikin shumë shpejt, ndaj nëse ti je një prind me fëmijë të vegjël, kalo kohë me ta; dil me ta; luaj me ta.

  1. Pendohen se nuk kanë shpenzuar shumë kohë me prindërit.

Njësoj si rasti i mësipërm ku nuk luhet me fëmijët, edhe të mos shpenzuarit e kohës me prindërit është një nga arsyet e pendesës së disa personave. Mos mendo se ata do të jenë përgjithmonë në këtë jetë. Nëse nuk shpenzon sa duhet kohë me ta sot, do të pendohesh që nuk e ke bërë këtë gjë, kur ata të jenë larguar nga kjo jetë…

  1. Pendohen se nuk kanë ndërmarrë një rrezik të madh.

“Ai që nuk është mjaftueshëm guximtar sa për të ndërmarrë rreziqe, nuk ka për të arritur gjë në jetë” ka thënë Muhammad Ali. Bëj ndonjë mungesë në punë dhe atë ditë dil dhe bëj qejf. Nëse të nesërmen debaton me shefin apo me shefen, tregoji se edhe ti dëshirat dhe nevojat e tyre. Ndonjëherë duhet të rebelohemi për ta shijuar siç duhet jetën tonë.

  1. Pendohen se nuk kanë dhënë dorëheqjen nga një punë e tmerrshme.

Njerëzit kur rriten, bëhen aq të përqendruar tek gjërat që duan të blejnë apo që duan të kenë në jetë, saqë dëshpërimisht bien në punë që u shkatërrojnë veten. Kur blejnë gjërat që duan, kuptojnë se lumturia nuk është ajo gjë. Por kjo gjë kuptohet me vonesë, kur tashmë e kanë thuajse të pamundur ta lënë atë punë, për shkak të ndonjë kontrate që mund të kenë firmosur në të.

  1. Pendohen se nuk e kanë kuptuar sa të paraqitshëm janë.

Shumë njerëz ndihen të pasigurtë për paraqitjen e tyre, kur nuk duhet të jenë të tillë. Kjo gjë i ndalon ata të shkojnë pas ëndrrave të tyre, të ndërmarrin rreziqe etj. Ne të gjithë jemi unikë, në të gjithë jemi të bukur. Mos e lejo këtë aspekt të kthehet në një pendim për ty. Ki besim tek vetja. Ki besim tek ëndrrat e tua. Jeta të falet vetëm një herë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *