Home»Thenie»Këshilla nga Bill Gates për një ditë plot frymëzim

Këshilla nga Bill Gates për një ditë plot frymëzim

Zgjodha një dembel që të bënte një punë të vështirë. Sepse dembeli do të gjejë një mënyrë të kollajtë për ta bërë.

Eshtë mirë të festosh suksesin, por më e mira është të nxjerrësh mësime nga dështimi.

Teknologjia është vetëm një mjet. Për të bashkuar fëmijët dhe për t’i mësuar që të bashkëpunojnë mes tyre, duhet patjetër mësuesi.

Nëse u jep njerëzve mjete dhe ata përdorin aftësitë e tyre natyrore dhe kërshërinë e tyre, do të zhvillojnë gjëra në mënyra që shkojnë shumë përtej asaj që ta kish pritur mendja.

Teksa shohim përpara në shekullin e ri, udhëheqës do të jenë ata që fuqizojnë të tjerët.

Ne gjithmonë mbivlerësojmë ndryshimin që do të ndodhë në dy vitet e ardhshme dhe nënvlerësojmë ndryshimin që do të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme. Mos lejoni t’ju vërë në gjumë pasiviteti dhe mosveprimi.

Mos e krahasoni veten me asnjë në këtë botë… nëse e bën, do të fyeje veten.

Suksesi është mësues i keq. I josh njerëzit e zgjuar të mendojnë se nuk mund të dështojnë kurrë.

Unë ngela në disa provime ndërsa miku im kaloi në të gjitha. Tani ai është inxhinier në Microsoft ndërsa unë jam president i Microsoft.

Jeta nuk është e drejtë. Mësohuni! / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *