Home»Lifestyle»Keni dëgjuar për “gjuhën” e trupit (body language)? Ja cila është rëndësia e saj në një marrëdhënie

Keni dëgjuar për “gjuhën” e trupit (body language)? Ja cila është rëndësia e saj në një marrëdhënie

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme. Duke parë gjestet e meshkujve, femrat mund të zbulojnë shumë gjëra. Për të kuptuar tërësisht qëllimet e një mashkulli, femrat fokusohen tek sinjalet psikologjike që përçohen me anë të gjesteve të tij. Lëvizjet e tij, për të cilat në shumicën e rasteve nuk është koshient që po i bën, tregojnë që vëmendja e tij është e ndezur, është i sintonizuar, ose është krejtësisht i çorientuar. Kur anija e tij lëkundet në valët e detit, atëherë ju mund të bëheni piloti më i mirë i saj. Duke mos qenë në koshiencë të plotë, përdorim disa përgjigje instinktive për të shprehur ndjeshmërinë tonë. Kështu, nëse do të mund të interpretoni sinjalet e tipave të ndryshëm, do të keni një hartë të mirëfilltë të psikologjisë së tij.

Kur sytë tuaj takohen, ai përpul pak kokën nga njëra anë. Lëvizja e kokës anash është një gjest i pakontrolluar dhe tregon për ndjeshmërinë e këtij tipi mashkullor ndaj femrës. Ky është një gjest, të cilin meshkujt e bëjnë kur janë të interesuar për një femër, por që gjithashtu duan t’i thonë asaj: “Lëvizjen e parë bëje ti, sepse unë nuk mundem”. Kështu, në qoftë se mashkulli me të cilin po shkëmbeni shikime herë pas herë përkul kokën anash, atëherë është në dorën tuaj.

Dekodimi i tipit: Sapo keni bërë diçka që atij i ka pëlqyer. Kur një mashkulli veprimet e një femre i duken të admirueshme dhe të ëmbla, atëherë ndizet instinkti njerëzor për ta bërë të tijën. Shpatullat e tij lëvizin në mënyrë instinktive duke dhënë të kuptojë se dëshiron ta përfshijë mes krahëve të tij.

Ja katër gjeste të përbashkëta që mund të përdoren:

Lëvizja e syve. Nëse shikimi juaj është kudo tjetër, përveçse tek ai, atëherë partneri juaj do të lëndohet. Ai do të mendojë se nuk e ka vëmendjen dhe interesin tuaj. Kështu që, ushtroni një shikim të kujdesshëm dhe të përqendruar tek ai, pa vëshguar gjithçka rreth e rrotull. Do të mjaftonte një shikim i tillë çdo 10 sekonda.

Përqafimi i vetes. Është e ditur që të përqafosh veten tënde, ose të kryqëzosh duart rreth vetes bën pjesë në listën e gjërave që bëhen nga mendjelehtësia, por burrat e konsiderojnë këtë shenjë si një shenjë pasigurie dhe koshience të fortë.

Lëvizja rrethore e këmbës. Të lëvizni në mënyrë rrethore, ose lart e poshtë, pjesën e poshtme të këmbës, do të tërheqë vëmendjen e meshkujve, por ndërkohë ata mund të kuptojnë dhe se ju jeni në një gjendje ankthi. Doni të jetoni një stuhi të vërtetë dhe ato lëvizje të këmbës tregojnë për padurimin tuaj për të treguar se jeni e zonja t’ia dilni përballë çdo tipi.

Duart pas qafës. Shpeshherë kur një femër bashkon duart e saj pas qafës ose pas kokës, atëherë ajo soe po bën një rizgjim të trupit të saj duke tërhequr muskujt, ose po nxjerr në pah hiret e saj. Por kjo lëvizje mund të duket arrogante dhe ndonjëherë mund të largojë edhe partnerët më të fortë, ndaj kujdes vajza. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *