Home»Keshilla»Kënaqësia e të mos qenurit perfektë

Kënaqësia e të mos qenurit perfektë

Diçka duket sikur përherë mungon, edhe nëse kemi bërë çdo gjë që ajo diçka të dalë perfekte. Nuk po fitojmë shumë lekë, nuk kemi partnerin/en e duhur në krahë, nuk e kemi gjetur qëllimin e jetës sonë, nuk po jetojmë në shtetin e duhur, nuk jemi të paraqitshëm etj. Mendimi që jeta nuk është aq e mirë sa duhet të ishte me secilin nga ne – që ne nuk jemi aq mirë sa duhet të ishim – duket dikur është e shkruar në materialin tonë gjenetik.

Është e vërtetë, ne nuk jemi perfektë. Por gjithsesi, askush nuk është, pavarësisht se sa e bukur mund të duket jeta e të tjerëve në sytë tanë. Ne jemi as më pak e as më shumë, se njerëz joperfektë që të gjithëve na pret i njëjti fund. Kështu që, pse të mos jemi të lumtur për mungesën e perfeksionit?

Të mos qenurit perfektë na lejon neve të jemi më empatikë dhe mëshirues, jo vetëm me veten tonë, por veçanërisht me të tjerët. Ne e shohim se sa përpiqen të tjerët të jenë perfektë. Përpjekjet e tyre shkojnë paralelisht me tonat dhe kjo e përbashkët na bën ne më të afërt me njëri-tjetrin. Fakti që jemi të gjithë së bashku në këtë gjë të paarritshme, është diçka e mirë.

Duke i ditur limitet tona dhe mungesën e më të bukurës tek vetja jonë, ne kemi mundësi të zgjohemi në mëngjes të lumtur se jemi ende në jetë. “Defektet” e lindura tek ne janë një shtysë për t’i parë të tjerët si të barabartë me ne, sepse edhe ata janë po njësoj joperfektë sa ne. Pra, neve të gjithë na bashkon ideja se perfeksioni nuk ekziston. Dhe vërtet kështu është. Perfeksioni është shumë subjektiv. Ndaj dhe ne jemi të ndryshëm, sepse mendojmë ndryshe dhe i shohim gjërat ndryshe. Nëse diçka mua më duket perfekte (normalisht e përpunuar me mijëra programe kompjuterike ose me kirurgji plastike), ty mund të mos duket e tillë. Ka pasur raste të shumta të personave që janë operuar, kanë kryer ndërhyrje plastike dhe kanë dalë shumë më ndryshe nga sa e prisnin. Janë penduar që kanë ndërmarrë një operacion kundër bukurisë që u ka dhënë natyra.

Mirëpo gjëja më e mirë që duhet bërë, është ta pranojmë veten kështu siç jemi dhe të kënaqemi me të tashmen joperfekte, se sa të kënaqemi me një të ardhme perfekte që mund të mos vijë ndonjëherë. Ne jemi të bukur edhe kështu joperfektë siç jemi. Dikush ka pamjen e bukur, dikush ka shpirtin e bukur, dikush ka trurin e bukur. Neve na bën të bukur ajo çfarë natyra na ka falur, në mënyrën se si na është falur. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *