Home»Horizonte»Shkence»Ishulli kroat që ngjan si një gjurmë gishtash

Ishulli kroat që ngjan si një gjurmë gishtash

Kroacia ka 79 ishuj të mëdhenj dhe mbi 500 mesatarë dhe 642 të vegjël dhe shkëmbinj që mbulojnë një zonë prej 3.300 kilometra katrorë. Baljenac (ose Bavljenac) është një nga këta ishuj, i ndodhur përballë bregut dalmat në jug të vendit që bën pjesë në arqipelagun e Sibenikut. Ka një sipërfaqe prej 0.14 kilometra katrorë dhe një gjatësi bregu prej 1.431 m. Nuk është i banuar, por kohët e fundit Kroacia ka kërkuar përfshirjen e tij në listën e vendeve si trashëgimi e njerëzimit në Unesko. I gjithë ishulli është i mbuluar nga një rrjet muresh antike të ulëta prej guri që në total kapin shifrën prej 23 km gjatësi duke formuar një lloj rrjete, e cila nga larg ngjan me një gjurmë gishtash njerëzore (daktilare).

Muret janë ndërtuar pa llaç e cemento, thjesht janë vendosur njëri mbi tjetrin. Ata u ngritën për të ndarë fushat e kultivuara, vreshtat dhe ullishtet për t’i mbrojtur nga era. Ndërtues kanë qenë banorët e ishullit të afërt të Kaprije-s që shfrytëzonin zonën që nga kohët e lashta dhe që vazhdojnë ta bëjnë edhe sot. Në ishullin Kaprije ka 150 banorë dhe ndalohen makinat. Në ishujt e tjerë të arqipelagut ka zona të mbuluara me këto mure, por Baljenac-u shquhet se ka më shumë të tillë. Besohet se u ndërtuan gjatë shek XIX, disa e besojnë shumë kohë më parë. Llogaritet se gati 300 kultivues mund të kenë ndërtuar 106 km mur mbi një sipërfaqe prej 12 km katorë. Si Baljenac ashtu si dhe Kaprije e shumë ishuj të tjerë të arqipelagut shërbyen si strehë për refugjatët kristianë gjatë pushtimit otoman në shek XVI dhe XVII, prandaj mendohet që muret të kenë filluar të ngrihen në atë periudhë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *