Home»Bota»Incesti që ka indinjuar Amerikën

Incesti që ka indinjuar Amerikën

Rasti jo vetëm që tronditi Condado  Wake, por i tejkaloi kufijtë e shtetit të Karolinës së Veriut për të indinjuar gjithë vendin. Steven Pladl (42 vjeç) dhe Katie Pladl (20) u burgosën nga autoritetet pasi u konfirmua se kishin një marrëdhënie incesti nga e cila lindi një fëmijë, shtatorin e kaluar. Rasti indinjoi publikun amerikan sepse ai është babaiiI vajzës së re, së cilës i kishte dhënë rolin e njerkës së motrave të tjera. Të dy u arrestuan në 27 janar dhe u transferuan në qendrën e burgimit të Condado Wake. Historia u bë e ditur nga rrjeti informativi  WNCN-TV. Përpos krimit të incestit u akuzuan për adulteri dhe krim. Për këto akuza mund të marrin 10 vite burg. Gjykata e Virxhinias caktoi një gjobë lirimi prej 1 milion dollarësh  për secilin nga të dyshuarit. Fëmija i lindur nga kjo marrëdhënie i ka kaluar shërbimeve sociale.

Pladl e dha Katie-n për birësim qysh kur ishte e vogël. Ajo nga ana e saj përmes rrjeteve sociale arriti ta gjente në vitin 2016 kur burri jetonte në Riçmond me ish bashkëshorten dhe nënën e vajzës si dhe me dy vajzat e tyre, motra të Katie-t. Aty filluan një marrëdhënie si babë e bijë që më vonë u transformua. Kriza e martesës mes Pladl –it dhe ish bashkëshortes së tij shpërtheu në nëntor të vitit 2016, kur gruaja vendosi të braktisë shtëpinë. Në mars të vitit 2017 kërkoi divorcin dhe tre muaj më vonë i kishte dhënë fund kësaj historie. Pak kohë pasi ajo e kishte lënë banesën e saj, u tha autoriteteve se ish bashkëshorti i saj kishte filluar të flinte në dyshemenë e dhomës së Katie-t. Majin e vitit të kaluar u bë e ditur shtatzania e Katie-t. Situata për dy motrat e tjera u bë e padurueshme. Pladl-i u kërkoi atyre që ta thërrisnin mama dhe duke nisur që nga ai moment do të ishte njerka e tyre. Ish bashkëshortja dhe nëna e Katie-t mori vesh këtë histori makabre dhe denoncoi  në polici, menjëherë pasi mori vesh se ishin martuar në Merilend dhe se ishin transferuar në Karolinën e Veriut. Aktualisht të dy qëndrojnë në qendrën e burgimit të Condado Wake, ku presin të ekstradohen në Virxhinia nga ku edhe do të gjykohen. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *