Home»Galeri»Foto»Imazhet e dëborës së shekullit në Moskë

Imazhet e dëborës së shekullit në Moskë

Një stuhi e tillë dëbore e paregjistruar ndonjëherë ka shqetësuar jetën në Moskë, ku temperaturat e regjistruara këtë të hënë ishin 13 gradë nën zero dhe me bllokime të shumta. Këtë të hënë mund të bien 23 cm dëborë, – lajmëruan autoritetet moskovite dhe njoftuan të mos qarkullonin me automjete dhe për këtë u mbyllën shkollat, por të dielën reshjet e dëborës arritën 43 cm më shumë se gjysma e asaj që bie mesatarisht në një muaj, sipas shërbimeve kombëtare të meteorologjisë. “ Është hera e parë në 100 vjet që kemi kaq shumë dëborë. Intensiteti i reshjeve, ndryshimet meteorologjike me shira, dëborë dhe ngrica kanë ndërlikuar punën e punonjësve të rrugës,” – shpreh zëvendësbashkiaku i Moskës, Piotr Biriukovi. Autoritetet e aeroportit anuluan qendrën e fluturimeve për shkak të reshjeve të dëborës. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *