Home»Magazine»Personazhe»Gra në shkencë / Grace Hopper, shkencëtare kompjuterike dhe ushtarake

Gra në shkencë / Grace Hopper, shkencëtare kompjuterike dhe ushtarake

Amerikë 1906-1992

Grace Hopper është konsideruar nëna e programimit informatik dhe krijoi Gjuhën e Zakonshme të Orientuar drejt Bizneseve (COBOL), gjuha e parë komplekse e një kompjuteri. Kjo amerikane fitoi një doktoraturë në degën e matematikës në Jeill në vitin 1934 dhe ishte një oficere e armatës amerikane, ku mori gradën kundëradmiral. Kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Botërore, e braktisi punën e saj si profesoreshë matematike dhe u kthye në marinë. Armata e dërgoi në universitetin e Harvardit, ku punoi si programuese e kompjuterit të parë me kapacitet të mëdh, Mark I. Kur e pa mendoi: “Dreq… është aparati më i bukur që kam parë ndonjëherë!” Pas lufte realizoi kompiluesin e parë për procesimin e të dhënave që përdorte komanda në anglisht. Pa e ditur, Hopper po i hapte rrugë kodifikimit më të thjeshtë. Në vitin 1986, përfundimish u tërhoq nga armata amerikane duke qenë në ato momente oficerja më e moshuar. Pas tërheqjes vazhdoi të jepte koferenca, ushtroi profesionin e konsulentes dhe mori pjesë në programe edukative.

“Nëse është një ide e mirë vazhdojeni dhe çojeni deri në fund. Është më lehtë të kërkosh falje se të marrësh lejen e nevojshme.” / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *