Home»Horizonti.al»Shkence»Gossypiboma, sindroma postoperatore, që ndodh më shpesh se sa mendohet

Gossypiboma, sindroma postoperatore, që ndodh më shpesh se sa mendohet

Imazhet e mëposhtme janë imazhet që zbuluan mjekët në organizmin e një gruaje japoneze. Pacientja kishte 6 vite që vuante nga një fryrje e çuditshme barku. Kur situata u bë shumë e dhimbshme, shkoi tek mjeku dhe analizat treguan që kishte dy trupa të huaj të vendosur në zonën pelvike. Gruaja iu nënshtrua menjëherë kirurgjisë dhe mjekët vërtetuan se bëhej fjalë për dy copa pambuku kirurgjikal që një kirurg i kishte harruar në trupin e saj, para 6 vitesh kur i ishte nënshtruar operacionit cezarian. Në foto mund të shihet mjaft mirë pamja që ka njëri prej pambuqeve pas shumë kohësh brenda trupit njerëzor.

Të harrosh një objekt brenda tek një pacient, kur operohet nuk është diçka që ndodh shpesh, por është më pak e çuditshme nga sa mund të besohet apriori. Mjekët anglosanksonë kanë përcaktuar një term për këtë sindromë postoperatore që ata e quajnë “gossypiboma”, nga latinishtja Gossypium, pambuk dhe oma, tumor. Sipas disa studimeve të kryera në Amerikë tregohet se rastet e harrimit të pambuqeve kirurgjikale brenda trupit të pacientit ndodhin 1: 5000 operacione në zonën e barkut. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *