Home»Histori»Gabimi historik i “Shpëtoni ushtarin Rajan” mbi Tiger I, përbindëshin e pashkatërrueshëm nazist

Gabimi historik i “Shpëtoni ushtarin Rajan” mbi Tiger I, përbindëshin e pashkatërrueshëm nazist

Tanku i fuqishëm nazist Tiger I prej 57 tonësh shkaktonte terror tek ushtarët e ushtrisë aleate. Për rusin Nikolai Dubrovin u rrënqethej mishi kur shihnin një të tillë. Dhe për këtë ai është pak i besueshëm në një nga skenat e mëdha të luftës tek filmi “Shpëtoni ushtarin Rajan” (1998) të Steven Spielbergut. Në gjysëm orëshin e fundit, kapiteni Miller, i interpretuar nga Tom Hanks, arrin t’i afrohet mjaftueshëm gjigandit dhe për të qëlluar me mitralozin e tij, Tompson përmes një dritareje të vogël të tankut të blinduar. Kështu kapiteni Miller i jep fund jetës së drejtuesit të Tiger I. Kjo ishte plotësisht e pamundur në vitin 1944. Tiger I, jo vetëm që ishte i fuqishëm, por edhe imponues.

Tanku kishte një xham të blinduar të aftë për t’u rezistuar pa problem fishekëve të fuqishëm me kalibër 45 të Tompsonit. Kjo konfirmon edhe një herë se sulmi ka ndodhur vetëm në film. Gjatë Luftës së Dytë Botërore askush nuk i afrohej atij. Ky mjet i fuqishëm me emrin Panzerkampfwagen VI Tiger Ausf. E,  u ndërtua në fillim të viteve 40. Hitleri urdhëroi sipërmarrjet Porsche dhe Henschel të dizenjonin një tank lufte të rëndë, të aftë t’u rezistojë topave anglezë. Modeli i Henschel mori miratimin dhe hyri në prodhim në gusht të vitit 1942. Rreth 8000 punonjës punonin me turne 12 orë rrjesht për ta ndërtuar. Në vitin 1943, çdo një nga këta gjigandë shkatërroi 26 tanke ruse. Ishte i gjatë 8,45 metra dhe i lartë 3,70 dhe për këtë arsye mori emrin i pashkatërrueshëm. E megjithatë kishte një pikë të dobët, dritaren, një hapje sa një dritare e vogël që i lejonte drejtuesit të mjetit të shihte jashtë dhe të drejtonte tankun e blinduar.

Është pikërisht kjo vrimë përmes së cilës kapiteni Miller qëllon. Duke qenë një shënjestër e plumbave armike, gjermanët instaluan në versionet e para të Tiger I një mbrojtëse të njohur si Fahrersehklappe. Kjo strukturë konsistonte në një shul të blinduar që drejtuesi mund ta hapte dhe ta mbyllte me një manivelë. Në ato momente drejtuesi e dinte se ku gjendej përmes Fahrerfernrohre, dy periskopë me dy hapje të vogla jashtë. Vite më vonë nuk i instaluan dhe hapjet korresponduese të pjesës ballore të drejtuesit u mbyllën duke i salduar.

Mbrojtja kryesore mbeti Fahrersehklappe që nën zjarrin armik, ky shul mbyllej. Megjithatë nëse Fahrersehklappe do të kishte mbetur hapur gjatë betejës kundër amerikanëve në film, kapiteni Miller mund të kishte qëlluar që nga jashtë, por modeli E. i Tiger I kishte një xham të blinduar që nuk i lejonte plumbat të hynin brenda. / bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *