Home»Histori»“Djajtë” e stepave / Fuqia e pabesueshme e mongolëve

“Djajtë” e stepave / Fuqia e pabesueshme e mongolëve

Të tjerët u frikësoheshin si të qenë djaj, apo pasardhësit e gjigantëve mitikë. Por fuqia e mongolëve, ishte e bazuar në fakt tek parimet e njohura të suksesit ushtarak. Aftësitë e jashtëzakonshme, zemërimi i Khanëve, strategjitë, armët, disiplina dhe taktikat e terrorit…

mongolet

Në kulmin e tyre, Mongolët kontrollonin një perandori që linte në hije edhe atë të romakëve, por para se të fillonin të lëviznin nga stepat lindore të Azisë në shekullin XIII, ata qenë vetëm një nga shumë fiset nomade në rajon, dhe shqetësimi i tyre kryesor ishte gjetja e kullotave të përshtatshme për delet, dhitë dhe kuajt.

Sesi ky fis i guximshëm dhe i pavarur arriti që të vëndosë nën diktat Kinën, Japoninë dhe madje edhe Evropën, kjo është një nga historitë më të mëdha të historisë ushtarake. Një histori që ka rëshqitur shpesh në klishe dhe anektoda, pasi në mënyrë të pazakontë, nuk qe fituesi ai që e shkroi historinë. Përkundrazi, qenë kombet e tronditura dhe të traumatizuara që pësuan sulmet e mongolëve, ato që i regjistruan ngjarjet. Dhe imagjinata e Mesjetës Evropiane, e uritur për të lajme të forta në lidhje me botën e gjerë, ishte shumë e gatshme të përfytyronte histori me njerëz që kishin kokë qeni dhe që kalëronin mbi demonë.

Qëllimi i këtyre kronistëve të hershëm, ishte shpesh të reduktonte arritjet e mongolëve. Sukseseve të tyre u atribuohen shifrat marramëndëse, tërheqjet e tyre strategjike kur humbnin, ndërsa janë përshkruar si tejet mizorë, çnjerëzorë dhe barbarë. Dëshmitarët okularë qenë në gjendje të ofronin vlerësime më të arsyeshme dhe reale…

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *