Home»Magazine»Personazhe»Foto të Melanie Griffith në Vienë: nuk njihet më

Foto të Melanie Griffith në Vienë: nuk njihet më

Melanie Griffith ishte e ftuara speciale e një sipërmarrësi dhe ndërtuesi austriak, Richard Lugner që çdo vit fton në Ballon e Operas së Vienës një yll ndërkombëtar. Ish bashkëshortja e Antonio Banderas, 60 vjeç, tërhoqi vëmendjen e të gjithë bliceve për shkak të pamjes së panjohur gjatë koferencës për shtyp. Fytyra e saj u duk qartazi se i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale të shumta. Griffith u divorcua nga Banderas në vitin 2015 pas 18 vitesh martesë, nga e cila patën një vajzë, Stella del Carmen. Griffith lufton me kancerin e lëkurës qysh prej 2009, ylli kishte deklaruar se i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr qelizat bazale kancerogjene. Në foto vihet re një cikatrice që ka mbetur mbi hundë pas operacionit. Kur e pyetën për lëvizjen #metoo tha se ndihej mirë që është kjo lëvizje.Vetë ajo mohoi të ketë patur përvoja të ngacmimeve në Hollivud, por përmendi rastin e së ëmës, aktoren Tippi Hedren që kishte patur një përvojë të tmerrshme me Alfred Hitchcock, i cili kërkonte të kishte marrëdhënie seksuale me të, por ajo e kishte refuzuar. “Unë u rrita duke ditur se kam të drejtë t’i them Jo kujtdo mashkulli!”- u shpreh aktorja. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *