Home»Rretherrotull»Fituesit e çmimeve të Portalit të Energjisë për vitin 2017

Fituesit e çmimeve të Portalit të Energjisë për vitin 2017

Mbas zhvillimit te 3 sondazheve te Portalit te Energjise energjia.al mbi personin e vitit 2017 ne fushen e energjise elektrike, hidrokarbure dhe mjedis, kane rezultuar keta fitues:

1. Cmimi Energy Man – Z. Luan Aranitasi

2. Cmimi Oil Man – Z. Adrian Jasimi

3. Cmimi Environment Man – Z. Fatbardh Sallaku

Per informacion te lexuesve te energjia,al, sqarojme si me poshte:

Z. Luan Aranitasi reflekton shtetarin thellesisht te perkushtuar, profesionist dhe me integritet te pakontestueshem. Pervoja e tij shumedimesionale ne sektorin elektroenergjetik, pervoje e cila alternohet ndermjet inxhinierit, drejtuesit si dhe mesuesit te pa lodhur, sherbeu si nje nder bazat kryesore per zhvillimin, konsolidimin si dhe integrimin e Operatorit te Sistemit te Transmetimit ne strukturat rajonale dhe ato europiane, me finalizimin e anetaresimit te OST ne ENTSO-E.

Sistemi elektroenergjitik shqiptar, nen drejtimin dhe kujdesin e perditshem te Z. Aranitasi (mese 30 vite kontribut ne drejtimin dhe operimin e sistemit) implementoi praktikat me te mira europiane, reduktoi ne minimum ekspozimet si dhe kontribuoi ne permiresimin e cilesise se energjise elektrike.

 

energjia.al vlereson se eksperienca e Z. Aranitasi duhet qe te sherbeje si nje busull per te gjithe aktoret e sektorit elektroenergjetik.

Z. Adrian Jasimi eshte eksperti i vetem shqiptar ne Komunitetin e Energjise, i cili mbuon sektorin hidrokarbur dhe eshte pergjegjes per te gjithe vendet anetare te kesaj organizate nderkombetare.

Z. Jasimi, pervec eksperiences se rendesishme ne ministrine e energjise ne Shqiperi si Drejtor Kabineti, ka nje rol te shquar ne Komunitetin e Energjise lidhur me implementimin e direktivave te BE ne fushen hidrokarbure tek vendet anetare.

energjia.al e ka vleresuar z. Jasimi si nje nga “success story” me te arrira te shqiptareve neper bote.

Prof. Dr. Fatbardh Sallaku eshte themeluesi i kurrikules se mjedisit ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, nderkohe qe aktualisht eshte Dekani i Fakultetin te Bujqesise ne kete Universitet.

Prof. Dr. Sallaku ka nje kontribut te shquar ne fushen e mjedisit ne Shqiperi, jo vetem duke vendosur bazat e para te kesaj fushe por edhe duke hartuar literature te specializuar per mjedisin.

Kjo tradite e energjia.al do te vazhdoje dhe ne vitet ne vazhdim.

energjia.al, 05.02.2018

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *