Home»Bota»Festivali vetëm me gra, “deri kur burrat të mësojnë të sillen”

Festivali vetëm me gra, “deri kur burrat të mësojnë të sillen”

Suedia do të mbajë të parin festival vetëm me gra, pasi një fushatë financimi ka arritur objektivin e 47 mijë stërlinave.

Komediania Emma Knyckare e hodhi idenë pasi disa aktivitete të mëdha në Suedi u mbushën me akuza për përdhunime dhe ngacmime seksuale.

Festivali u propozua si një aktivitet pa burra për këtë verë dhe tashmë e ka kaluar objektivin e fondeve që kërkoheshin, prej 46 mijë stërlina, nga më shumë se 3000 persona.

Në faqen e hedhjes së ideve Kickstarter thuhej: “Në festivale muzikore, të gjithë duhet të ndihen të sigurtë. Tingëllon e vetëkuptueshme, apo jo? Megjithatë, vit pas viti, festivalet përreth botës na kanë treguar të kundërtën. Ne duam ta ndryshojmë këtë dhe në verën e 2018, do organizojmë festivalin më të bukur në votë – pa burra. Na ndihmoni të krijojmë një hapësirë të sigurtë për njerëzit që duan të marrin pjesë në festival, pa u trembur për sigurinë e tyre personale”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *