Home»Thenie»“Femrat kanë qenë përherë guximtare…”. Thënie nga Isabel Allende, që do t’ju mbeten në mendje

“Femrat kanë qenë përherë guximtare…”. Thënie nga Isabel Allende, që do t’ju mbeten në mendje

“Ne nuk e dimë asnjëherë se sa të fortë jemi, derisa detyrohemi ta nxjerrim gjithë fuqinë brenda nesh. Në kohë tragjedish, luftërash, nevojash, njerëzit bëjnë gjëra të mahnitshme. Aftësia njerëzore për mbijetesë është e mahnitshme”.

“Asnjëherë nuk kam thënë se doja një jetë të lumtur, por një jetë interesante. Nga ndarja e deri tek humbja e një personi, unë kam mësuar shumë. Jam bërë më e fortë, siçc ndodh me çdo qenie njerëzore që përballet me jetën dhe botën”.

“Unë i trembem pushtetit të arritur me mungesë ndershmërie. I trembem abuzimeve për pushtet dhe pushtetit për të abuzuar”.

“Jam më e lumtur kur dua, sesa kur më duan. E dua bashkëshortin tim, djalin, nipin, mamanë dhe qenin tim. Nuk e di nëse ata më duan po njësoj, por kujt po ia ndjen? T’i dua ata është kënaqësi për mua”.

“Unë përpiqem të shoh të përbashkëtat tek njerëzit, jo dallimet mes tyre”.

“Çdokush ka humbje në jetë. Të ndajmë dhimbjen me të tjerët, është shëruese”.

“Femrat kanë qenë përherë guximtare. Ato nuk kanë frikë, kur vjen puna tek mbrojtja e fëmijëve dhe në shekullin e shkuar, ato janë ngritur pa frikë edhe për të drejtat e tyre”.

“Kam udhëtuar në mbarë botën dhe ajo që më mahnit, është se mund të komunikoj me njerëzit. Historia ime është e ndryshme, por nga ana emocionale ne jemi të gjithë njësoj”.

“Zemra është ajo që na udhëheq dhe përcakton fatin tonë”.

“Unë jam e sigurtë se femrat së bashku – të bashkuara, të informuara dhe të edukuara – mund të sjellin paqe dhe progress në këtë planet të braktisur”. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *