Home»Rretherrotull»Femra bëni kujdes, këto janë llojet e meshkujve që duhet të dëboni nga jeta juaj

Femra bëni kujdes, këto janë llojet e meshkujve që duhet të dëboni nga jeta juaj

1.Meshkujt që nuk bëhen të gjallë:

Takimi i parë shkon ashtu siç duhet. Ai është i sjellshëm, i ëmbël, keni interesa të përbashkët, madje zbuloni që keni edhe përputhje të shenjave të horoskopit, por sapo rrugët tuaja ndahen (urojmë të ketë patur mirësinë t’ju shoqërojë në shtëpi) nuk bëhet më i gjallë. Asnjë thirrje e humbur. Asnjë mesazh ose dreqi ta hajë, të paktën një like në Instagram! Asgjëëëë! Është më mirë ta lini me kaq, nuk është tipi juaj.

2.Meshkujt që dashurohen menjëherë:

Ndryshe nga meshkujt e mësipërm të cilët zhduken pa lënë gjurmë, ju njohim me kategorinë e ‘’të përvëluarve’’ të shekullit që janë gati të martohen me ju që pas takimit të parë. Nuk ngurojnë aspak t’ju thonë të dua, mund t’i gjeni poshtë ballkonit me lule dhe kitarë në dorë, poooor më mirë t’u rrini larg. Një ndër avantazhet e të 30-ve është se rritja ju ka dhënë mundësinë të njihni më mirë veten dhe të krijoni pritshmëri të tjera.

3.Princi i kaltër PERFEKT me apo pa kalë të bardhë:

Ai nuk ka asnjë njollë në biografi, ka një dosje kriminale të pastër, shtëpi e punë të mirë. Nuk ka asgjë për të fshehur, profilet e tij në Facebook dhe Instagram janë publikë, pra është i përsosuri që keni dëshiruar që kur ishit 20 vjeç. Oops taninë nuk jeni më 20-të vjeç, por më të maturuara dhe e dini që princi perfekt nuk ekziston, kështu që keni arsye për të qenë skeptike.

4.Meshkujt që flasin gjithë kohës:

Ai erdhi në takim në orarin e duhur, pati mirësinë të të hapte derën e të të afronte karriken. Po ndjeni flutura në stomak, po planifikoni emrat e fëmijës së parë, por sa ai hap gojën ndryshon gjithçka. Flet, flet e vetëm flet. Me siguri po mendoni se do të kishte qenë ide më e mirë po të rrinit në shtëpi dhe të fantazonit për Omerin e ‘’Dashuri me qira’’. / Living

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *