Home»Magazine»Ç’kanë thënë në prag të vdekjes, disa prej njerëzve më të famshëm

Ç’kanë thënë në prag të vdekjes, disa prej njerëzve më të famshëm

Bethoven

Ka shumë histori mbi fjalët e fundit të Bethovenit. Një version thoshte që ai deklaroi “Do të dëgjoj në parajsë”. Një tjetër thoshte se Bethoveni tha: “Plaudite, amici, comedia finita est” (Duartrokisni miq, koedia mbaroi). Ndërkohë, sipas një tjetër varianti, dikush i solli disa shishe verë dhe ai u përgjigj: “Sa keq, sa keq, shumë vonë”.

Nostradamus

Nostradamusi ishte i famshëm për parashikimet e tij. THuhet se fjalët e tij të fundit ishin: “Nesër, kur të dalë dielli, nuk do të jem më këtu”. E ka thënë apo jo, ka patur të drejtë.

Steve Jobs

“Oh, wow. Oh, wow. Oh, wow”. Kaq thuhet se ka thënë themeluesi i Apple, përpara se të ikte nga kjo botë.

Joe DiMaggio

Kur po vdiste prej kancerit në mushkëri në vitin 1999, Joe tha “Më në fund do të shkoj të takoj Marylin”. Lojtari i Yankees i referohej bashkëshortes së tij Marilyn Monroe, e cila kish vdekur në vitin 1962.

Princesha Diana

Princesha Diana e Uellsit vdiq në një aksident të tmerrshëm rrugor në Paris në gusht 1997, pasi po ndiqej nga shumë paparacë. Thuhet se fjalët e saj të fundit ishin: “O Zot, çfarë ndodhi?”, para se të ndërronte jetë.

Humphrey Bogart

Një burim thotë se teksa bashkëshortja e tij, Lauren Bacall doli nga shtëpia që të shkonte të merrte fëmijët, ai i tha: “Mirupafshim, kthehu shpejt”. Një tjetër burim thotë se fjalët e tij të fundit ishin: “Nuk duhej të kisha kaluar kurrë nga uiski në martini”. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *