Home»Lifestyle»Çdo person që takojmë në jetë, është një pasqyrë ku shohim veten. Çdokush na mëson diçka…

Çdo person që takojmë në jetë, është një pasqyrë ku shohim veten. Çdokush na mëson diçka…

Inati, frika, dhimbja, urrejtja, xhelozia, faji

Gjatë gjithë jetës ne takojmë plot njerëz, disa për gjithë jetën dhe disa përkohësisht, për të na mësuar diçka e më pas, për t’u larguar nga ne. Por çdokush ka rëndësinë e vetë në jetët tona. Ata që ne takojmë janë një pasqyrë e asaj që ne jemi. Qeniet e tjera njerëzore janë  pasqyrim i ekzistencës sonë, sepse ato na ndihmojnë të kuptojmë më mirë veten tonë. Njerëzit e tjerë janë mësuesit tanë më të mirë.

Nga ana tjetër, gjithkush na mëson diçka me praninë e tij në jetën tonë. Është e pamundur që të njohësh dikë, pa përfituar një mësim prej atij personi. Qoftë edhe me një bisedë të vetme, mund të vëmë re një cilësi të mirë tek dikush dhe një detaj kaq i vogël në vetvete përbën një mësim për ne, pasi atë cilësi do të kërkojmë ta kemi edhe vetë.

Duke pranuar këtë të vërtetë, do të kuptojmë se nëse tek dikush na pëlqen diçka, atëherë edhe tek ne ekziston ajo cilësi. Nëse nuk na pëlqen diçka, atëherë ne e kemi atë cilësi, por nuk e shfaqim. Për të ndihmuar ta kuptosh më mirë, ne kemi hartuar një listë të disa aspekteve negative dhe të kuptimeve të tyre pozitive që do të të ndihmojnë ta kuptosh më tepër botën e së mirës :

Inati

Duhet ta shohësh më mirë botën, sepse ka plot gjëra të bukura në të. Përqafo pozitivitetin.

Dhimbja

Nuk mund të kontrollosh gjithçka. Pranoje humbjen dhe ec përpara. Jepi një kuptim pozitiv gjithçkaje që të ndodh.

Frika

Jeta është e paparashikueshme, ndaj jetoje çdo moment si të jetë i fundit dhe mbushi ditët me aventura të reja.

Urrejtja

Bota nuk është plotësisht e ligë. Ka gjëra që ia vlen t’i duash. Lërë urrejtjen mënjanë. Fal dhe duaj sa më shumë. Do të ndihesh më mirë, sidomos me veten tënde.

Gjaknxehtësia

Injoroje çdo gjë që po të ngre nervat. Ka plot gjëra të bukura në jetë. Përqendrohu në këto aspekte pozitive.

Xhelozia

Respektoje veten dhe situatën në të cilën gjendesh. Mos humb kohën duke u menduar se pse të tjerët kanë arritur diçka më shumë se ty. Përqendrohu tek vetja jote.

Faji

Të gabosh është njerëzore, por duhet edhe t’i pranosh e të mësosh nga gabimet e tua. Ky pranim do të çojë më afër njohjes dhe përmirësimit të vetes.Të gjithë kemi anë të errëta, por duhet t’i pranojmë dhe të kërkojmë gjërat pozitive në to. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *