Home»Horizonti.al»Shkence»Britanikët e parë ishin të zinj

Britanikët e parë ishin të zinj

Në vitin 1903 u zbulua në shpellën e Gough-it, afër lokalitetit të Cheddar Gorge-it, një skelet pothuaj i plotë, antikiteti i të cilit u përcaktua gati 2000 vjeçar. Eshtrat u emërtuan si Njeriu i Cheddar-it dhe deri më tani përbën skeletin prehistorik të plotë më të vjetër që është gjetur në territorin britanik. Megjithatë askush nuk e dinte si dukej ajo qenie primitive, derisa një ekip nga “Natural History Museum” arriti të realizonte një rindërtim të pamjes. Shkencëtarët arritën të nxjerrin një mostër të ADN-së nga kockat e veshit të burrit dhe përfundimet treguan me një siguri 80% se lëkura dhe flokët ishin shumë të errëta dhe që kishte sy blu. Sipas autorëve të studimit pamja fizike ashtu si edhe ngjyra e lëkurës do të ishte e ngjashme me një person të ditëve tona e racës së zezë. Për habinë e të gjithëve nga ky studim rezulton se një ndër 10 britanikë të sotëm janë të lidhur gjenetikisht me Njeriun e Cheddar-it. Zbulimi tregon se lëkura e banorëve të ishullit britanik është zbardhur disa qindra vite më vonë dhe që konceptet referuese mbi racat njerëzore që përdorim në ditët tona nuk janë të aplikueshme për popullatat e prehistorisë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *