Home»Histori»Albert Fish, historia e tmerrshme e një monstre

Albert Fish, historia e tmerrshme e një monstre

Përdhunues fëmijësh dhe kanibal, ai kishte shumë emra: Njeriu gri, Njeriu ujk i Wysteria-s, Vampiri i Bruklinit, Maniaku i hënës…

Hamilton Howard Albert Fish ishte 33 vjeç kur kamera fotografike kapi imazhin e tij të parë. Një zotëri me mustaqe të prera mirë, rroba të mira dhe me kapelën e modës. Imazhi i parë dhe burgosja e parë. Akuza ishte përvetësim fondesh. Kishte shumë emra si Njeriu gri, Njeriu ujk i Wysteria-s, Vampiri i Bruklinit, Maniaku i hënës… Lindi në 19 maj të 1870 në Uashington D.C. Zgjodhi të quhej Albert pas vdekjes së njërit prej tre vëllezërve, por edhe për të hequr nofkën që i kishin dhënë në jetimore, ku kishte kaluar disa vite dhe e quanin “Ham and Eggs”.

Lindi me stigmën se shumë nga Fish-ët vuanin nga sëmundje mendore. I ati, plaku Fish, kapiten i një anije vdiq nga infarkti në 1875 dhe nëna e tij, gati gjysëm shekulli më e vogël se i shoqi dhe pa asnjë kacidhe nuk kishte mundësi tjetër veçse jetimoren. Një fat me mure gri, ndëshkime, tallje, qortime, por edhe me një zbulim të ri: Alberti ndiente kënaqësi para dhimbjes fizike dhe grushtat i provokonin orgazma premature.

Në vitin 1879 nëna e tij gjeti një punë dhe i nxori nga jetimorja, por fati ishte shënuar. Në moshën 12 vjeçare filloi një marrëdhënie homosekuale me djalin e një telegrafisti disi më i madh dhe filloi të fshihej në banjë dhe në pishina publike sepse e eksitonin aromat dhe tingujt. Shkoi akoma më tej, u bë vartës i urofagisë dhe koprofagisë dhe në moshën 20 vjeçare u vendos në Nju Jork nga u kthye në prostitutë dhe dhunues të adoleshentëve. E ëma mendonte se një martesë do ta largonte nga ajo botë e neveritshme dhe në vitin 1898 e detyroi të martohet me një grua 9 vjet më të vogël. U duk sikur kjo martesë funksionoi dhe e nxori nga rruga. Patën 6 fëmijë: Albert, Anna, Gertrude, Eugene, John dhe Henry.

Në ato vite ishte një baba i mirë, – kujtonte një dedektiv që e ndiqte dhe që në vitin 1903 e arrestoi për përvetësim të fondeve, krim që e futi në burg të Sing Sing-ut. Nju jorku jo vetëm që kishte instaluar një regjim të frikshëm, por edhe sepse ishte vendi i parë që kishte instaluar karrigen elektrike. Duhet deklaruar se marrëdhëniet seksuale mes Albertit dhe të burgosurve ishin legjendare. Megjithatë periudha e tij martesore dhe atërore nuk ishte veçse një skenar paralel i normalitetit. Nën aparencën e një piktori të pafajshëm përdhunoi jo më pak se njëqind fëmijë, meshkuj që ishin jo më shumë se 6 vjeç. E sikur të mos mjaftonte kjo i shumëfishoi vizitat e tij në bordello duke u kërkuar prostitutave që ta lidhnin pa mëshirë, derisa të gjakosej, i dukej e mahnitshme tredhja, madje u përpoq t’ia bënte një të vonuari mendor, i cili arriti të ikte në kohë. Rreth moshës 47 vjeçare e shoqja e braktisi për një burrë tjetër dhe Alberti i shtoi një tjetër të dhënë jetës së tij. Thoshte se dëgjonte zëra, mes tyre atë të apostullit Xhon që i urdhëronte të rrotullohej në tapet, nuk dihet qëllimi i gjithë kësaj. Në moshën 60 vjeçare sulmoi një të sëmurë mendor Thomas Bedden, në Delaware dhe vrau me thikë një fëmijë zezak edhe ky i vonuar mendor në Georgetown. Këto ishin hapat e parë të një vepre tragjike të pa imagjinueshme edhe për policët më të stërvitur të romancierit Raymond Chandler. Në nëntor të 1934 një letër anonime i dërgohet prindërve të Grace Budd, një vajzë e zhdukur ku thuhej:

“E nderuar zonja Budd. Në vitin 1894 kishtë rënë zija në Kinë. Mishi i çfarëdolloji kushtonte 1-3 dollarë kg. Kaq e madhe ishte vuajtja mes të varfërve, saqë fëmijët më të vegjël se 2 vjeç shiteshin si ushqim. Mund të hyje në çdo dyqan dhe të kërkoje një fileto. Të prapmet e një djali ose të një vajze janë pjesët më të mira të trupit dhe kishin një çmim më të lartë. Miku im, kapiteni John Davis u kthye në Nju Jork, vodhi dy fëmijë 7 dhe 8 vjeç, i çoi në shtëpi, i zhveshi, i futi në një dollap dhe i godiste disa herë në ditë në mënyrë që mishit të ishte më i butë. Në fillim vrau djalin e madh sepse i kishte vithet më të shëndosha. Çdo pjesë e trupit të tij u gatua dhe u konsumua me përjashtim të kokës, kockave dhe zorrëve. Djali i vogël e kishte radhën. Unë në atë kohë jetoja në rrugën 409E100. Ai më thoshte sesa i mirë ishte mishi i njeriut dhe unë vendosa ta provoj…Të dielën në 3 qershor të 1928 bëra të njëjtën gjë me vajzën tuaj, Grace. I solla një vazo me djathë dhe luleshtrydhe. Hëngrëm bashkë. Më puthi. Me preteksin se do ta çoja në një festë e mbylla në një shtëpi të braktisur në Westescher. Kur më pa plotësisht lakuriq filloi të qante dhe zbriti shkallët. E kapa, e mbyta, e preva në copa të vogla, e gatova dhe e hëngra. Sa të ëmbla dhe të buta ishin vithet e saj në furrë. M’u desh 9 ditë të ha të gjithë trupin e saj. Nuk e preka edhe pse mund ta kisha bërë. Vdiq e virgjër.”

Para zhdukjes së 9 fëmijëve të tjerë, Alberi i dërgoi një letër avokatit të tij, ku detajonte për krimin e djalit 4 vjeçar, Billy Gaffney. Sipas kësaj letre rituali ishte i njëjtë, goditje, gjymtime veshësh dhe hundësh, nxjerrje sysh, prerje ekstremitetesh dhe kanibalizëm deri në kufijtë më ekstreme të barbarisë. U kap dhe u gjykua nga gjykatësi Frederick Close në Nju Jork dhe pas 10 ditësh beteje mes mbrojtjes dhe prokurorit, gjykatësi e shpalli të shëndetshëm dhe fajtor. Dënimi ishte me vdekje. Hyri në Sing Sing në mars të 1935, e lidhën në karrigen elektrike në 16 janar të 1936. Në orën 11:06 të mbrëmjes u shpall i vdekur. Kur “Old Sparky”, kështu e quanin karrigen në zhargonin e përditshëm, shuajti shkëndijat e fundit shumë burra dhe gra fjetën të qetë atë natë, por frika e ngulur në shpirtin e tyre nuk iku kurrë, por as edhe pyetjet rreth tyre. Sa Albert Fish-a, sa përbindësha, sa vrasës, sa përdhunues, sa kanibalë kishte ende dhe me sa duhet të përballeshin ata? / Burimi: Scoopnest – Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *