Home»AAARretherrotull»A ka fjalë më të rëndësishme se “Të dua”? Hidhini një sy këtij materiali

A ka fjalë më të rëndësishme se “Të dua”? Hidhini një sy këtij materiali

Është një nga fjalët më të kërkuara nga të gjithë njerëzit në mbarë botën. Na kanë habitur gjithë gjërat që mund të bëhen, vetëm për të marrë fjalë të tilla mbrapsht nga aktorët nëpër filma. Por pse ka kaq shumë vlerë “Të dua”? Ndoshta  është për faktin se ke zënë një vend të rëndësishëm në zemrën e dikujt, apo se ke një rëndësi në jetën e tij/saj. Shpesh herë ajo nis të përdoret kur marrëdhënia ka kaluar në një stad tjetër, kur personin përballë e ke pranuar me gjithë virtytet dhe veset e tij/saj.

Ne të gjiithë do të donim të na donin dhe unë besoj tek dashuria. Besoj tek fuqia dhe rëndësia e dashurisë në marrëdhënie, por kam mësuar gjithashtu se dashuria nuk është e mjaftueshme që gjërat të funksionojnë mirë. Duhet më shumë se dashuri për t’i çuar gjërat përpara. Dashuria është fillesa e shumë romancave, por, e vetme, ajo është edhe i fundi i tyre.

Ekzistojnë pesë fraza që unë mendoj se janë të rëndësishme dhe ndonjëherë, më të rëndësishme edhe se vetë “Të dua”. Këto janë fjalë që të gjithë ne do të donim t’i dëgjonim nga personat përreth.

  1. Të kam falur.

“Të kam falur për çdo gjë që më ke bërë dhe më ka lënduar; të kam falur për mënyrën e vrazhdë se si më je kthyer, kur ke qenë me inat; të kam falur për gjërat që më ke thënë, kur ke qenë i lodhur pas pune; të kam falur edhe se sepse shpresoj se të njëjtën gjë do e bësh edhe ti, sepse asnjë nga ne nuk është perfektë…”Ka kaq shumë arsye se pse mund ta falësh një person, por më besoni, në momentin që dikush ju kërkon të falur me zemër, fjalët “Të kam falur” janë gjithë bota për të.

  1. Do të bëj gjithçka për ty.

“Do të jepja kohën time për ty; do të qëndroja deri vonë me ty, kur ti të mësosh se si të kujdesesh me fëmijën tonë; do kujdesem për ty, kur të jesh sëmurë. Kur ti të ndihesh i/e dobët, unë do të jem fuqia jote. Do jem pranë teje, kur askush nuk do të jetë. Në sëmundje ose në shëndet, dëshira ime për të qenë pranë teje do të jetë e njëjta…” Ka plot premtime të tilla që do e bënin këdo të ndihej mirë. Madje madje, këto fjalë ndonjëherë kanë më shumë vlerë nga vetë “Të dua”.

  1. Të respektoj.

“Të respektoj për atë që je; të respektoj sepse e meriton respektin tim, jo sepse e ke fituar atë; i respektoj mendimet e tua etj.” edhe për të treguar që e respektojmë dikë, ka plot arsye. Kjo gjë ndoshta duket e paktë dhe ndoshta nuk dhuron aq shumë emocione sa duhet, por në situatat e duhura ajo e ka vlerën e duhur.

  1. Të mbështes.

Edhe për të treguar mbështetjen për dikë, ka plot arsye : “Të mbështes për ëndrrat dhe shpresat e tua. Unë do të të ndihmoj të ndihesh mirë, kur të jesh në ditët e tua më të këqija. Të mbështes në çdo gjë që do të arrish dhe do të jetë e mirë për ty…” Mbështetja që mund t’i tregojmë dikujt që është duke u ndjerë keq, është shumë herë më mirë se sa të shfaqurit e dashurisë sonë kundrejt tyre. Motivimi dhe energjia pozitive që ata marrin prej mbështetjes është gjithçka e nevojshme për ta.

  1. Unë do të mbroj.

“Unë do të mbroj nga e keqja; do ta mbroj zemrën tënde nga dhimbja; do të të mbroj nga të gjithë personat që duan të të shohin keq; do të të mbroj edhe nga mendimet e tua negative për veten”. Të dimë se dikush kujdeset për ne, se përpiqet të na mbrojë nga çdo gjë që na bën keq, është diçka e jashtëzakonshme që tregon më shumë se sa fjalët “Të dua”.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *