Home»Rretherrotull»10 “hile” të fshehta që duhet të dini për iPhone

10 “hile” të fshehta që duhet të dini për iPhone

iPhone juaj ka pafund hile të fshehta të cilat ju nuk i dini, dhe mund të ndryshojë mënyrën si i përdorni që tani.

Tekstet e këngëve

Shpesh kur dëgjojmë këngë na vjen dëshira edhe t’i këndojmë, gjë që bëhet pak e vështirë nëse nuk dimë tekstin. Ndaj hapi i rradhë është gjithmonë mbyllja e aplikacionit të  muzikës, dhe kërkojmë tekstin në Google. Kjo nuk është e nevojshme pasi në Apple Music mjaftojmë të klikojmë tre pikat poshtë në të djathtë e më pas “Lyrics”.

Si titullohet kjo këngë?

Nëse nuk jeni të abonuar në Apple Music, mos u ndjeni keq. Pjesa më e madhe nuk janë sepse Apple vetëm di të zhvasë dhe nuk lejon përdoruesit të shijojnë pothuaj asgjë pa e blerë. Megjithatë, nëse ndodh që po dëgjoni një këngë të bukur që nuk e njihni, mjafton të pyesni Sirin “what song is this?” dhe do t’jua thotë.

Postoni një “Live Photo” në Instagram

Nëse doni të ktheni një “Live Photo” në Boomerang, mjafton ta ngarkoni atë në Instagram Stories, ta mbani shtypur dhe do të kthehet në një foto të lëvizshme!

Nuk do gënjej, e provova në iPhone tim dhe nuk funksionoi, por uroj të funksionojë për ju.

Do ma përkthesh pak të lutem?

Harrojeni Google Translate. Siri është më i domosdoshëm se ç’mund ta kishit imagjinuar. Mund ta pyesni atë t’ju përkthejë fjalë ose fraza në Spanjisht, Gjermanisht, Italisht, Frengjisht apo Mandarin. Madje edhe do t’jua lexojë, që të dini dhe si shqiptohen. Për shembull, pyeteni Sirin: “How do I say I’m hungry in German?” dhe menjëherë do të merrni përgjigje.

Filtroni mesazhet nga të panjohurit

Jeni lodhur nga mesazhet që ju vijnë prej numrave të panjohur? Nëse po, iPhone ka një zgjidhje. Mjafton të të shkoni te Settings > Messages > Filter Unknoën Senders. Kjo lëvizje do i dërgojë mesazhet automatikisht në një dosje të veçuar.

Kujdes mos zini damarin e qafës keq

Und të aktivizoni disa komanda edhe me lëvizje të kokës. Shkoni te Settings > Accessibility > Switch Control > Switches > Add New Switch dhe eksploroni çfarë doni të aktivizoni me secilën lëvizje.

Vendet që keni vizituar

Dëshironi të shihni edhe një herë vendet ku keni qenë? Shkoni te Settings > Privacy > Location > System Services > Significant Locations për të parë historinë e lëvizjeve tuaja.

Fshihni fotot

Keni frikë mos dikush do ju gjejë foto që s’duhet t’i shohë njeri? Mund t’i fshihni fare thjesht. Klikoni ikonën e shpërndarjes dhe më pas “Hide”.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *