Home»Magazine»Kinema & TV»10 filmat më frymëzues të të giitha kohërave. Duhet t’i shihni të gjithë!

10 filmat më frymëzues të të giitha kohërave. Duhet t’i shihni të gjithë!

Nuk mund të them se unë e kam kohën e mjaftueshme për t’u ulur përpara televizorit e për të parë filma. Por sa herë që kam pak kohë të lirë, më pëlqen të shoh filma frymëzues.  Një histori motivuese është mënyra më e mirë për të motivuar njerëzit që nuk ndihen aq të sigurtë se mund t’ia dalin mbanë. Disa nga filmat e përfshirë në listën e mëposhtme janë të bazuar në histori të vërteta, gjë që i bën ata akoma dhe më të veçantë.

  1. Pursuit of Happiness (Në kërkim të lumturisë).

Në film trajtohet historia e Chris Gardner, një baba beqar që përditë haset me vështirësitë e të rritur të djalit të tij Christopher. Ai përballet shpesh me mungesën e strehimit, deri në momentin që punësohet në një firmë të madhe.

  1. Never Back Down (Kurrë mos u dorëzo).

Ky është një nga filmat që unë do ta shihja sa herë të ndihesha i mërzitur, apo të isha duke kërkuar për motivim. Asnjëherë nuk më mërzitet. Filmi ka në qendër një adoleshent, Jake Tyler, i cili ndihet përgjegjës për vdekjen e të atit që ishte duke drejtuar automjetin i pirë. Jake përfshihet në ndeshjet e MMA ku humbet me një shok të shkollës së tij, por kjo gjë e shtyn atë t’i futet palestrës dhe të mësojë më shumë mbi artet marciale që e ndihmojnë atë fizikisht dhe mendërisht.

  1. Rocky.

Të gjithë i duam këto filma, apo jo? Rocky Balboa i luajtur nga Sylvester Stalone është një boksier që të gjithë e tallin dhe përbuzin për gjërat që bën. Askush nuk e merr atë seriozisht. Ai më pas i futet rrugës së boksit dhe shndërrohet në një profesionist, duke i treguar të gjithëve se ai nuk ishte një dështak. Duhet t’i shihni këto filma!

  1. Ali.

Si shumë nga filmat e kësaj liste, edhe filmi Ali është i bazuar në një histori të vërtetë, në jetën e Muhammad Ali. Aktori kryesor është Will Smith dhe ai aktron mbi jetën e Muhammad Ali në ring dhe jashtë tij, duke na treguar edhe mënyrën se si ai u bë një kampion.

  1. Get rich or die trying (Pasurohu ose vdis duke u përpjekur).

Ndoshta ky film nuk është aq paqësor në të treguarit e motivimit, por është një film i paharrueshëm. Filmi tregon mbi jetën e të famshmit 50 Cent. Të ëmën ia kanë vrarë kur ai ishte një fëmijë dhe ai kurrë nuk e njohu të atin. Ai nisi të shiste drogë në rininë e tij për të mbuluar shpenzimet e nevojshme të jetesës, por gjithnjë e kishte ëndërr të bëhej një reper i famshëm. U qëllua 9 herë nga disa persona që nuk e pëlqenin atë që ai bënte. Mbijetesa e tij ndaj 9 plumbave dhe fama që ai ka në ditët e sotme është vërtet një frymëzim.

  1. 8 mile.

Filmi ka si protagonist këngëtarin e famshëm Eminem, i cili në film jeton me të ëmën dhe bën një punë të kotë në Detroit. Në kohën e lirë ai performonte në betejat e repit, në të cilat ishte i vetmi performues i bardhë. Ai nisi të shkruante këngë dhe të mblidhte lekë për të hapur një studio muzikore të vetën. Është një film frymëzues, pasi na tregon se si një njeri shumë i varfër arrin të pasurohet duke punuar fort për të dalë në krye.

  1. Forrest Gump.

Filmi trajton jetën e një njeriu të thjeshtë, jo shumë inteligjent, por që përherë ka qëllime të mira. Forrest kalon nëpër një sërë peripecish në jetën e tij, fiton medalje për shërbimet në Vietnam, bëhet një profesionist në ping pong, nis një biznes të vetin etj.

8.Coach Carter.

Coach Carter është një film i bazuar në një histori të vërtetë, ku Ken Carter fillon punë si instructor basketbolli në ish shkollën e tij të mesme. Shumë nga lojtarët kishin vese të ndryshme, ndaj ai vendos rregulla të forta për t’i kthyer ata në rrugën e duhur.

  1. The Bucket List.

Ky film trajton jetët e dy personave që janë komplet të ndryshëm nga njëri-tjetri, por që të dy zbulojnë se vuajnë nga kanceri. Njëri nga ata është një pasanik dhe pronar i një kompanie të madhe, kurse tjetri një mekanik i thjeshtë, por që të dy vendosin të mos e mendojnë se kanë kancer dhe të bëjnë çdo gjë që duan përpara se të vdesin. Është filmi i duhur për të gjithë ata që mendojnë se është shumë vonë për të ndjekur ëndrrat e tyre.

  1. Yes, man!

“Yes, man” ka të bëjë me jetën e një djali të quajtur Carl Allen që ka një koncept të gabuar për jetën. Ai merr një këshillë nga një koleg për të ndjekur një seminar që do ta mësojë se si ta kapërcejë negativitetin që e karakterizon atë si person. Ai seminar duket sikur e ndryshon atë. Është një film motivues për këdo që ka një mendim pesimist mbi jetën, ashtu si Carli, ose është duke vuajtur nga mendime negative. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *