Home»AAARretherrotull»Zgjidhni njërën portë sepse ka diçka për të treguar mbi tipin që keni

Zgjidhni njërën portë sepse ka diçka për të treguar mbi tipin që keni

Ky është një test i thjeshtë, i cili po përhapet në internet si njollë vaji.

Imagjinoni sikur gjendeni përballë njërës prej këtyre portave. Cilën ngjyrë do të zgjidhnit?

Nëse keni zgjedhur portën e gjelbër:

Zgjedhja e juaj tregon se jeni shumë të vëmendshëm. Një nga pikat tuaja të forta është të kujdeseni për njerëzit e tjerë. Ju jeni shumë të gjallë dhe plot energji pozitive. Dini gjithnjë 100%, jeni dashamirës me të tjerët dhe gjithmonë keni pasur një këshillë të duhur, sepse jeni personi që gjithmonë i orientoni miqtë tuaj.

Nëse keni zgjedhur portën blu:

Zgjedhja juaj tregon se jeni shumë të mirëkuptueshëm dhe keni aftësi të jashtëzakonshme. Merrni vendimet shpejt dhe gjithmonë keni një zgjidhje të saktë për çdo problem. Ju keni një personalitet të fortë dhe të veçantë. Jeni shumë të arsyeshëm dhe të orientuar në arritjen e objektivave tuaja.

Nëse keni zgjedhur portën e kuqe

Jeni person tek i cili të gjithë mund të mbështeten. Aftësitë tuaja vetëmohuese ju bëjnë shumë tërheqës me të tjerët, të cilët ndonjëherë edhe e teprojnë duke u mbështetur tek ju. Nuk kanë faj, sepse gjejnë gjithmonë një “sup të gatshëm” ku të mbështesin kokën dhe të qajnë hallet. Kjo ju bën që shpesh të harroni veten tuaj dhe të viheni në dispozicion të të tjerëve.

Nëse ju keni zgjedhur portën vjollcë:

Ju keni një aftësi joshjeje misterioze dhe keni aftësi artistike të pakrahasueshme. Jeni shumë të sjellshëm dhe të disponueshëm. Fuqia juaj e vëzhgimit ju mbështet gjithmonë në jetë. Ju jeni një person shumë empatik.

Në qoftë se ju keni zgjedhur portën gri:

I përballoni gjithnjë problemet me kujdes dhe studioni jashtëzakonisht shumë, sa herë që i dedikoheni diçkaje. Në raportet personale përqendroheni në krijimin e një ekuilibri. Të punoni shumë, ky është një nga prioritetet kryesore. Nuk ju zë gjumi deri sa puna të jetë bërë, pas kësaj mund të dëfreheni. Keni shije të mirë dhe jeni pacifistë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *