Home»Horizonti.al»Shkence»Zbulohet në shkretëtirën e Saharasë egjiptiane një lloj i ri dinosauri

Zbulohet në shkretëtirën e Saharasë egjiptiane një lloj i ri dinosauri

Ky lloj i ri dinosaur i përket grupit të sauropodëve, mes të cilëve gjenden barngrënësit me qafë të gjatë si argentiosauri apo dhe patagotitan mayorum. Mansourasaurusi i gjetur në Saharanë egjiptiane ka përmasa më të vogla se ato të dy gjigandëve, me një gjatësi të ngjashme me atë të një autobusi mesatar dhe me peshën e një elefanti të rritur dhe që ka jetuar në periudhën kretace të vonshme mes 100 dhe 66 milionë vitesh, në një periudhë afër zhdukjes së tij. Të tillë shpjegime japin përgjegjësit e këtij zbulimi të kryesuar nga universiteti i Mansourit (Egjipt). Mbetjet fosile të dinosaurëve të kësaj epoke janë të pakta dhe kjo është arsyeja se pse historia evolutive në kontinentin afrikan ka qenë deri më tani një mister për shkencëtarët. Bimësia e tepërt në disa pjesë të Afrikës e ka vështirësuar gjetjen e mbetjeve fosile krahasuar me disa zona të tjera si: shkretëtira e Gobit (Azi), Malet Shkëmbore (USA) apo edhe në Patagoni (Amerikë e Jugut). Në këtë kuptim, mangësia e fosileve në periudhën kretace të vonshme në këtë zonë të planetit ka vështirësuar studimet mbi këtë epokë kyçe për zhdukjen e dinosaurëve që koncidon me një periudhë të ndryshimeve të thella gjeologjike dhe gjeografike.

Gjatë pjesës më të madhe të Triasikut dhe Xhurasikut të gjithë kontinentet aktuale bënin pjesë në Pangean, superkontinenti që filloi të thyhej në masa të ndara toke nga oqeanet gjatë periudhës kretace. Informacioni i disponueshëm nuk shpjegonte se çfarë lidhjesh kishte fauna afrikane gjatë kësaj epoke me masat e tjera tokësore të hemisferës së Jugut dhe me atë të Europës, as se si kishin evuluar krahasuar me fqinjët pas ndarjes së kontinenteve. Pas analizimit të karakteristikave  kockore të “Mansourasaurus shahinae”, një nga dinosaurët e paktë të kretacit, i gjetur në Afrikë, ekspertët përcaktuan se ky titanosaur ka më shumë lidhje me ata të Europës dhe Azisë sesa me ata të Amerikës Jugore apo edhe me kontinentin  afrikan. “Kjo tregon që deri në fund të zhdukjes së tyre dinosaurët e fundit afrikanë nuk kanë qenë plotësisht të izoluar ashtu siç propozohej në të kaluarën, madje disa ende mbanin lidhje me Europën,” – pohon Gorscak. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *