Home»Lifestyle»Shendeti»Vuani nga refluksi gastroezofageal? Ja cilat ushqime duhet të konsumoni

Vuani nga refluksi gastroezofageal? Ja cilat ushqime duhet të konsumoni

Refluksi gastroezofageal është një patologji, e cila ka të bëjë me kthimin e ushqimit nga stomaku në ezofag, gjë që ndodh kryesisht pak kohë pas marrjes së ushqimit, si dhe gjatë qëndrimit shtrirë. Duke qenë se përmbajtja e stomakut është e pasur me acid klorhidrik, kalimi i ushqimit të pasur me acid klorhidrik në ezofag, provokon djegie, e cila përjetohet në kraharor nga fillimi i stomakut e deri në fyt. Kjo diegie pas dërrasës së kraharorit ndonjëherë mund të jetë difuze, pra të përhapet në të dyja anët e dërrasës së kraharorit. Në çdo rast ajo duhet të dallohet nga dhimbja që përjetohet në rastin e infarktit të miokardit, e cila është një dhimbje shtrënguese e përhapur kryësisht në krahun dhe shpatullën e majtë.

Në çdo rast duhet të kuptojmë se terapia më e mirë është ajo farmaceutike me omeprazol dhe klaritromicinë, të cilat duhen rekomanduar në çdo rast nga një mjek gastroenterohepatolog. Shumë persona marrin sodë buke për ta parandaluar këtë djegie pas ushqimit. Ajo ka efekt pozitiv, por rrit balancën e bikarbonateve në organizëm duke çuar në alkalozë metabolike me pasoja të rënda për organizmin. Ndaj, gjëja e parë që duhet bërë, është të merren masa me ndryshimet në dietë dhe të bëhet më pas një vizitë me mjekun specialist, pasi refluksi gastroezofageal i pamjekuar për një kohë të gjatë, çon deri në kancer të ezofagut, ndaj mos e neglizhoni nëse keni vënë re shenja të një refluksi të tillë.

Ushqimet që duhet të konsumoni janë:

  1. Sallata – Gjithmonë e pashoqëruar me domate, qepë dhe djathë, sepse e acarojnë refluksin.
  2. Bananet – Me pH e tyre paksa acid, ato ndihmojnë në qetësimin e refluksit.
  3. Pjepri – Edhe pjepri ka pH disi acid dhe ndihmon në qetësimin e refluksit njësoj si bananet.
  4. Pulat dhe gjeli i detit – Nëse i hiqni lëkurën, ato mund t’i konsumoni pa merak. Lëkura përmban shumë yndyrë dhe kjo gjë e acaron refluksin, por nëse i hiqni lëkurën, mund t’i konsumoni të qetë pasi shpendët kryesojnë listën e ushqimeve që mund të konsumohen për këtë patologji.
  5. Produktet e detit – Gjithashtu si shpendët nuk përmbajnë shumë yndyrë dhe e qetësojnë refluksin.
  6. Perimet jeshile – Specat, brokoli, bishtajat gjithashtu rekomandohen si ushqime që mund të konsumohen për të qetësuar refluksin.
  7. Majdanozi – Është përdorur në vite në shumë dieta që jepen për qetësimin e problemeve me stomakun. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *