Home»Rretherrotull»Vijnë në jetë binjakë që u përkasin viteve të ndryshme

Vijnë në jetë binjakë që u përkasin viteve të ndryshme

Lindja e fëmijëve të María Esperanza Flores Ríos në Kaliforni ishte programuar që të ndodhte në fund të janarit, por bebet vendosën ta përshpejtonin ardhjen e tyre me një veçanti: lindën në vite të ndryshme. Joaquín Jr. lindi në 31 dhjetor dy minuta para se të mbaronte viti në Delano Regional Medical Center. Aitana de Jesús, motra e tij erdhi në jetë në datën 1 janar, 18 minuta më vonë sesa vëllai i saj në të njëjtën qendër spitalore. Kjo do të thotë që binjakët do t’i festojnë ditëlindjet në vite të ndryshme ose mund të ndahen në nivel shkollor. Doktor Seyed Tamjidi u shpreh se gjatë 35 viteve punë nuk kishte parë një lindje të tillë që barte rrezik, por që ndihet i lumtur se gjithçka shkoi mirë. Joaquín ishte i gjatë 45 cm dhe peshonte 2300 gr, ndërsa motra e tij ishte 41 cm dhe peshonte 2100 gr. Binjakët do të dalin nga spitali këtë javë. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *