Home»Rretherrotull»“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta dhe ku dashuria nuk ekziston më”

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta dhe ku dashuria nuk ekziston më”

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund të mbështetesh te diksuh vetëm kur të thotë “të premtoj”.

Ku grate nuk duan femijë dhe burrat nuk duan një familje.

Kur pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit të makinave të baballarëve të tyre, dhe ku një baba i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetojë ju se ju jeni askushi.

Ku njerëzit deklarojnë në mënyrë fase se besojnë në Perëndi me një gotë alkooli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit e fesë së tyre.

Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm dhe modestia është një disavantazh.

Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.

Ku njerëzit riparojnë cdo zhurmë të makinës së tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me vetën e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makinë e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.

Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve në klubet e natës, nën tinguj primitive dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.

Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.

Une e kam zgjedhur rrugen time, por është për të ardhur keq që unë nuk kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do të gjeja më shumëse askund…”

*Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon. Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi The Matrix dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin Speed dhe komeditë Bill & Ted’s Excellent Adventure. Gjithashtu është anëtar i grupit Dogstar, gjatë viteve 1990, si një basist. / Lexo.al

2 Comments

  1. Shaban Marina
    03/14/2018 at 19:39 — Reply

    1. _ Kush ka nje profesion apo prone qe I siguron punen e domosdoshme, I nxitet mendimi, I gjenerohen forcat jetike, I mobilizohen aftesite e te vepruarrit per permirsimin e procesit te punes se kualifikuar prodhuese, apo intelektuale krijuese dhe I shtohet vullneti dhe prirja per nje strehe familjare gjithenje ne funksionim drejt persosjes se kushteve te jeteses edhe ne marredhenie nderfamiljaare dhe shoqerore, dhe se cane fare koken per sjelljet e njerezve pa familje, pa profesion, pa pune te stabilizuar, pa sjellje te moralshme dhe veprime ne kundersshtim me opinionin qe shpie perpara progresin e shoqerise, nepermjet marredhenieve tradicionale te ldhura me punen, kulturen dhe progresin rsimor, shkencore dhe teknologjik te epokes ku kemi hyre, kozmike, por ende me konflikte subjective dhe te sajuara prej stimulimit te mentalitetit primitive te atyre qe sundojne prapaskeat, mentalitet qe gjoja Perendia (inegzistente) merre informacion nepermjet klerikeve qe gjoja e besojne se Perendia merret me pune intelektuale dhe klsifikon njerezit e poshter dhe ata te tjeret.

  2. Leon Rrapini
    03/14/2018 at 20:03 — Reply

    E drejte Zoti Shaban,
    Njeriu qe rritet ne familje dhe edukohet nepermjet punes, priret absolutisht drejt vazhdimsise te njepasnjeshme familjare jashte mjedisit te rrugacherise, ku stimulohen te keqiat nga forca te padukshme per familjaret. Por e keqia, kur nuk egziston, shpiket, sepse e mira nuk mund te kuptohet dhe te zhvillohet pa u ballafaquar me te keqen, qe eshte domosdoshmeri e procesit natyror te zhvillimit. Patjater, jo gjithemone e keqja e sajuar mundet nga e mira, bile shpesh e keqia sajohet si e mire dhe sundon shoqerine per epoka te tera, si per shembull, monoteizmi absolut doli si e mire kunder politeizmit demokratik artistic dhe shkencor dhe e futi boten ne periudhen e mesjetes se erret te sundimit. Ndaj u quajt Rilindje e Evropes kur dolei ne drite dhe u zhvillua me tej kultura, arti, shkenca, humanizmi kur u shmang sundimi monotheist I klerit, pamvarsisht se politeizmi kishte ngordhur, dhe njeresit kujtojne se rilindjen e pruri monoteizmi, dhe jo teknologjia dhe udhtimet e guximshme tregetare te filluara me Kristofor Kolombin dhe te perfunduara pas djegies se gjalle te shkenctarit Xhordano Bruno dhe zbulimeve te medha shkencore e teknologjike..

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *