Home»Thenie»Thënie të mrekullueshme, që tregojnë sa e fortë është lidhja nënë-bijë

Thënie të mrekullueshme, që tregojnë sa e fortë është lidhja nënë-bijë

“Vajza mund të rritet më shumë se prehëri yt, por nuk do të rritet asnjëherë më shumë se zemra jote”.

“Vajza është kujtimet e lumtura të së shkuarës, kujtimet e gëzueshme të së tashmes dhe shpresa e premtimi i të ardhmes”.

“Ti do të jesh modeli i saj i parë, mikja e saj e parë, dashuria e saj e parë. Ti je nëna e saj dhe ajo është e gjithë bota jote. Eshtë vogëlushja jote”.

“Të dua për vogëlushen që ishe dikur, për gruan e mrekullueshme që je sot, dhe për vajzën e çmuar që do të jesh gjithmonë”.

“Nuk dua që ime bijë të ecë në gjurmët e mia. Dua të ecë në shteg krah meje dhe të shkojë edhe më larg se sa unë”.

“Për botën, ti je thjesht një nënë. Por për vajzën tënde, ti je bota”.

“Të dashura bija, nëse do t’ju jepja një dhuratë në jetë, kjo do të ishte aftësia për të parë veten tuaj me sytë e mia”.

“Nënë dhe bijë, është një lidhje speciale që shtrihet ndër vite. Përmes të qeshurave, meraqeve, buzëqeshjeve dhe lotëve. Një ndjenjë besimi që nuk mund të thyhet, një thellësi dashurie që nuk përshkruhet me fjalë, një miqësi sa vetë jeta që ndërtohet mbi përqafime dhe puthje, ngrohtësi dhe kujdes, nënë dhe bijë, me zemrat e tyre si një e vetme. Një lidhje që nuk zgjidhet dot kurrë”.

“Nëna është ajo që mund të zërë vendin e gjithë të tjerëve, por vendin e të cilës nuk e zë dot askush”.

“Bija është ajo me të cilën qesh, ëndërron, dhe dashuron me gjithë zemër”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *