Home»Magazine»Kinema & TV»The Terror: historia enigmatike e vërtetë, mbi të cilën bazohet prodhimi i ri i AMC

The Terror: historia enigmatike e vërtetë, mbi të cilën bazohet prodhimi i ri i AMC

Ka dalë një trailer i atij që do të jetë një nga sukseset e AMC këtë pranverë, “The Terror.” Një miniseri prej 10 kapitujsh që tregon historinë e një ekspedite të një kapiteni britanik, John Franklin që në mëngjesin e 19 majit të vitit 1845 u nis bashkë me 129 anëtarë të ekuipazhit, HMS Erebus dhe HMS Terror në aventurën për të gjetur një udhë që bashkonte oqeanin Atlantik dhe Paqësor përmes kalimit të verilindjes, por fati i keq në vitin 1846 bëri që dy anjet e tyre të mbeteshin të bllokuar afër ishullit të Mbretit Guiljerm, vend ku mbetën për dy vite duke mbijetuar falë ushqimit të konservuar. Pak e nga pak ekuipazhi po vdiste. Në qershor të 1847 vdiq kapiteni dhe pjesa e mbetur e ekuipazhit vendosën të hynin në tokën kanadeze, por pa sukses. Çfarë ndodhi me ata? Për shumë vite besohej se kishin ndodhur një sërë fatkeqësish nga të ftohtit, uria, mungesa e zinkut në dietë, skorbuti ose nga helmimi i plumbit nga konservat, por gjetja e anijeve në vitin 2014 dhe në vitin 2016 bëri të ditur se vdiqën nga sëmundja e Addisonit, i shkaktuar nga tuberkulozi që ndalon rregullimin e natriumit në organizmin e dehidratuar.

Gushtin e kaluar revista “Arctic” publikoi rezultatet e zbulimit të kryera nga profesori i odontologjisë në universitetin e Miçiganit. Në këtë studim citohen thëniet e eskimezëve të asaj kohe që i përshkruanin këta njerëz: “shumë të dobët me gojë të thata dhe të zeza”. Ky është një shpjegim përfundimtar i asaj që ka ndodhur. Seriali i AMC “The Terror” i prodhuar nga Ridley Scott bazohet në librin e Dan Simmons dhe përpiqet t’i japë përgjigje asaj që mund të ketë ndodhur, por me një entitet nga i cili duhet të kesh më shumë frikë se i ftohti. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *