Home»Keshilla»Taylor Swift: “Ti nuk je opinioni i dikujt që nuk të njeh. Ti je produkt i mësimeve që ke marrë në jetë”

Taylor Swift: “Ti nuk je opinioni i dikujt që nuk të njeh. Ti je produkt i mësimeve që ke marrë në jetë”

Përpara se të këndonte këngën “Clean” gjatë turit “1989” në Manchester, Taylor Swift u ndal për disa çaste dhe mbajti një fjalim emocionues që preku zemrat e shumë njerëzve. Ishin të shumtë ata që e shpërndanë atë fjalim dhe të shumtë ata që nisën të reflektonin rreth atyre fjalëve. Fjalët e saj ishin :

“Unë bëj shumë takime me fansat e mi përpara shfaqjeve dhe e di se këtë këngë e pëlqejnë plot nga ju. Mbi të gjitha, unë ndiej shumë krenari dhe kënaqësi që kam arritur në zemrat tuaja me tekstet dhe këngët e mia. Ndonjëherë e gjej veten duke menduar rreth dhimbjes dhe humbjes së një personi që do. Mendoj se kur humb dikë që do, një mik, apo një person që e dashuron, të duhet shumë forcë dhe guxim për t’ia dalë mbanë pa të. Ndërkohë kur pranoni dikë në jetën tuaj, duhet ta lini atë të njohë çdo aspekt të personalitetit tuaj, edhe gjërat që ju do të donit t’i mbanit të fshehura prej të tjerëve. Dhe pikërisht kur ata ju lëndojnë, apo kur ata largohen nga jeta juaj, ju bëjnë të pendoheni për çdo guxim që morët, teksa i treguat gjithçka për veten gjatë marrëdhënies suaj. “Pse e bëra këtë gjë? Pse u tregova budallaqe? Unë duhet të luaja me të. Unë duhet të tallesha me të, siç u tall ai me mua”. Këto janë mendimet që i kalojnë kujtdo në kokë dhe mendimet janë pjesa më e vështirë, kur të thyhet zemra. Të lësh dikë në jetën tënde, t’i besosh, dhe të tregohesh bujare, janë gjëjat më të bukura që ekzistojnë. Këto nuk janë budallallëqe.

Unë ju uroj një jetë të lumtur, ku ju të jeni bujarë, të silleni mirë me të tjerët, të mos tregoheni cinikë me jetën, me dashurinë, me lumturinë dhe emocionet. Mendoj se kështu do të jetoni një jetë më të mirë.

Edhe kur dikush t’jua thyejë zemrën, unë dua që ju të ecni përpara të fortë, duke hedhur njërin hap e pastaj një tjetër e pastaj një tjetër, derisa t’i realizoni një nga një synimet tuaja. Do t’ju duhet të zëvendësoni disa gjëra të rutinës suaj, tashmë s’do të merrni më mesazhe në mëngjes, as telefonata në darkë, as surpriza me dhurata. Tashmë duhet t’i përshtateni një jete ndryshe. Kohën që e kalonit me atë person, do nisni ta kaloni me miqtë, apo familjarët tuaj.

Ndoshta edhe ti ke humbur dikë që nuk prisje ta humbje. Ndoshta ke humbur veten, gjë që është akoma më e rëndë. Kur të jesh duke kaluar në ditë të vështira që duket sikur nuk do i kalosh kurrë, unë të kërkoj ta shohësh veten në pasqyrë dhe t’i kujtosh vetes se kush je dhe kush nuk je. Ty nuk të përkufizojnë gabimet e tua. Ti nuk je opinioni i dikujt që nuk të njeh. Ti je produkt i mësimeve që ke marrë në jetë. Ti je e zgjuar, sepse ke kaluar nëpër gjëra të vështira dhe ia ke dalë mbanë. Unë besoj se dhimbja të bën më të fortë. Unë besoj se të ecësh nëpër shumë stuhi, të bën të ndihesh më e pastër”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *