Home»Sport»Strakosha arrin majën, tek Lacio e konsiderojnë si një histori suksesi

Strakosha arrin majën, tek Lacio e konsiderojnë si një histori suksesi

Niveli i treguar nga Thomas Strakosha në fushën e lojës, ka bërë që mediat italiane të vlerësojnë në maksimum performancën e shqiptarit.

Tashmë është radha e “Lazionews”, e cila t’i kushtojë një vëmendje të veçantë portierit kuqezi. Portali italian i ka kushtuar një artikull special dy portierëve të cilët do të përballen ditën e nesërme, Thomas Strakoshës dhe Alfred Gomish.

Mes tyre ka shumë ngjashmëri në karrierë, pasi kanë qenë pjesë e ekipit të Salernitanës, ndërsa në këtë sezon ndodhen në Seria A. Thomas Strakosha një rikthim tek Lacio pas huazimit, ndërsa Gomish ka kaluar nga Torino drejt Spalit.

Kjo speciale ka ardhur në një kohë që dy ekipet italiane, Spal dhe Lacio, do të ndeshen në ditën e nesërme për të diskutuar javën e 20 të kampionatit italian. Gjithashtu përmendet edhe fakti që Strakosha u largua në formë huazimi tek Salernitana, por gjithmonë me mendimin për t’u rikthyer tek ekipi i Lacios.

Strakosha kthehet duke marrë edhe vendin e titullarit, përpara portierëve me eksperiencë si Marketi apo Vargiç. Tashmë Strakosha është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa Gomish i cili është me nënshtetësi senegaleze, ka zgjedhur të luaj për moshat e Italisë. Historia e portierit shqitpar është duke u konsideruar si një histori suksesi, edhe nga vetë italianët.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *