Home»Bota»Steve Bannon i hap luftë. Trump: “Ai ka luajtur mendsh”

Steve Bannon i hap luftë. Trump: “Ai ka luajtur mendsh”

Editorialist, biograf i Murdoch, ekspert i marrëdhënieve mes medias dhe politikës, Wolff ka intervistuar për vëllimin e tij 200 persona, përfshirë vetë presidentin. Ka rrëfyer për ambiciet presidenciale të Ivankës. Ka përshkruar anën “fëmijërore” të Trumpit, me cektësinë e tij sistematike. Por kanë qenë deklaratat e Bannon mbi “tradhëtinë e Donald Jr – botuar nga e përditshmja britanike The Guardian – që kanë bezdisur Trumpin. I cili dje ka kundërsulmuar menjëherë, duke hapur një duel politik. “Bannon nuk ka fare të bëjë me mua dhe presidencën time. Ka humbur jo vetëm vendin e punës, por edhe mendjen”

Një tradhëti. “Një takim tradhëtar dhe antipatriotik. Një m… i shëmtuar”. Flet pa dorashka Steve Bannon, ish “Rasputini” i Donald Trump, që në gusht u dëbua nga Shtëpia e Bardhë. Bannon ka folur në lidhje me hetimin e famshëm të Russiagate. Më konkretisht, për takimin e qershorit 2016 të djalit të presidentit, Donald Jr, dhëndrrit Jared Kushner dhe bashkëpunëtorëve të presidentit të ardhshëm, me të dërguarit e Kremlinit, të cilët premtonin lajme njollosëse për Hillary Clintonin.

Dhe Bannon ofron parashikime shumë të zymta mbi impaktin e hetimit, në lidhje me ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e fundit. “Do ta shtypin Donald Jr si një vezë”, thotë në lidhje me djalin e madh të presidentit. “Hetimi – shpjegon ai – po lëviz në binarët e riciklimit të parave të pista”. Dhe më tej, bën ironi për qasjen e butë të Shtëpisë së Bardhë: “Rrijnë ulur në plazh, duke shpresuar të ndalin një uragan të kategorisë 5”.

Këto pohime-bombë të Bannon mbi Rusiagate gjenden në një libër mbi Shtëpinë e Bardhë të Trumpit, shkruajtur nga Michael Wolff, me titull “Zjarr dhe tërbim”. Libri del javën e ardhshme, por që tani ka shkaktuar një tërmet. Editorialist, biograf i Murdoch, ekspert i marrëdhënieve mes medias dhe politikës, Wolff ka intervistuar për vëllimin e tij 200 persona, përfshirë vetë presidentin.

Ka rrëfyer për ambiciet presidenciale të Ivankës. Ka përshkruar anën “fëmijërore” të Trumpit, me cektësinë e tij sistematike. Por kanë qenë deklaratat e Bannon mbi “tradhëtinë e Donald Jr – botuar nga e përditshmja britanike The Guardian – që kanë bezdisur Trumpin. I cili dje ka kundërsulmuar menjëherë, duke hapur një duel politik. “Bannon nuk ka fare të bëjë me mua dhe presidencën time. Ka humbur jo vetëm vendin e punës, por edhe mendjen”, ka thënë ai në një deklaratë, duke akuzuar ish krahun e djathtë se përhap lajme të rreme si dhe për paudhësi të tjera, duke hapur me të një përplasje frontale, e cila mund të ketë pasoja politike.

I lindur në vitin 1953, ish bankier i Goldman Sachs, gazetar, drejtues politik dhe nacionalist i thekur, Bannon kish qenë vendimtar për fitoren e Trumpit, edhe pse dje presidenti u përpoq të minimizonte rolin e tij. Në Shtëpinë e Bardhë ishte kurorëzuar Krye-Strateg, dhe shihej gjithmonë në Studion Ovale. Por më pas pozicionet e tij ekstreme, një rivalitet i hapur me Ivankan dhe Kushnerin dhe ardhja e gjeneralit John Kelly, e detyruan që të largohet.

I rikthyer tek “Breitbart news”, portali i të djathtës që kishte drejtuar prej vitesh, vazhdoi të mbështesë grupet më nacionalistë. Ishte mbështetës i kandidaturës së pafat në Alabama të Roy Moore, gjykatësi republikan, racist dhe me një dobësi për vajzat e mitura.

Pavarësisht figurës së keqe të bërë në Alabama, Bannon vazhdon të bëjë të flitet për të. Dhe në bisedën me Wolff sulmon enturazhin e Trumpit. Duke iu referuar gjithmonë takimit të qershorit 2016, thotë: “Po si? Mendonin vërtetë ata tre bashkëpunëtorët më të ngushtë të Trumpit (Donald Jr, Kushner dhe Manafort) që ishte ide e mirë, të takoje një qeveri të huaj në kullën Trump, pa patur as edhe një avokat? Duhej të lajmëronin menjëherë FBI-në dhe ta organizonin takimin në një motel në Neë Hampshire, si dhe të dërgonin përfaqësuesit ligjorë…”.

Hetimi për ndërhyrjet ruse i është besuar prej muajit maj prokurorit special, Robert Mueller, që ka shtyrë tashmë gjykimin për katër bashkëpunëtorë të Trumpit.

Libri i Wolff përmban edhe një seri komentesh për Trumpin, sigurisht jo lëvdues, të bërë nga personazhe me peshë, e madje edhe nga disa aleatë të tij. “Eshtë një idiot m…”, i kish thënë Rupert Murdoch, pas një takimi me Trumpin në dhjetor 2016, bashkë me një seri sipërmarërsish, në lidhje me temën e imigrimit. / Burimi: La Repubblica – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *