Home»Bota»Shpejtësi marramendëse!

Shpejtësi marramendëse!

1500 punëtorë shtrinë trasetë e një stacioni hekurudhor për vetëm 9 orë

Efikasitet, kordinim dhe shumë planifikim. 1500 kinezë arritën të ndërtojnë një rrjet spektakolar trasesh për rrjetin hekurudhor të Nanlongut në qytetin e Longyanit. Agjencia e lajmeve Xinhua detajoi se ushtria e punëtorve lidhi hekurudhën e Ganlongut, të Ganruilong dhe të Zhanglong me Nanlongun. Instaluan sinjale trafiku dhe disa pajisje monitorimi të trafikut. Puna filloi në darkën e 19 janarit dhe mbaroi 9 orë më vonë kur kishte hyrë 20. Projekti rezultoi i suksesshëm sepse 1500 punëtorët u ndanë në 9 skuadra që punonin në reparte të ndara, por në mënyrë simultane, shpjegon Zhan Daosong, nëndrejtor i China Tiesiju Civil Engineering Group, kompania që e ka marrë përsipër. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *