Home»Horizonti.al»Mistere»Sfinksi i Gizës dhe misteret e tij

Sfinksi i Gizës dhe misteret e tij

Sfinksi i Gizës ka qenë objekt i shumë studimeve për të zgjidhur të gjitha enigmat që vërtiten rreth kësaj figure misterioze. Një nga ato i referohet kronologjisë duke i atribuar një vjetërsi më të madhe nga sa besohej. Tërheq vëmendjen madhësia e gurëve prej të cilëve është ndërtuar që janë më të mëdhenj se ndërtesat rreth e rrotull me përjashtim të një prej tempujve të vendosur në afërsi të sfinksit, mosha e të cilit gjithashtu është e debatueshme. Aludohet se informacioni në Yllin e Inventarit, përkthimi i të cilit na lë të kuptojmë se tempulli ka ekzistuar shumë kohë më parë se mbretëria e Kefrenit. Nga ana tjetër nuk duhet harruar që ky dokument është i vonshëm, i epokës saite dhe për më tepër pak i besueshëm për të përcaktuar një datë të saktë. Të gjitha anomalitë bënë që një grup studiuesish të sillnin një hipotezë natyrore pseudoshkencore. Një nga ato, më e njohura, i përkiste Edgar Cayce-it, kurator dhe vizionar amerikan që larg çdo realiteti pohoi se sfinksi u ndërtua nga qytetërimi atlant.

Shpjegimi i Cayce-it befasoi të gjithë shkencëtarët seriozë të Egjiptit të lashtë duke e cilësuar si ide delirante. Në vitin 1957 Rhonda James udhëtoi drejt Egjiptit me motrën e saj me objektivin për të qenë protagoniste në zbulimin më të rëndësishëm të egjiptologjisë: të gjente Sallën e Arkivave, në të cilën ishin fshehur kujtimet e atlantëve. Në vitin 1973 doli në dritë një tjetër mbrojtës i tezës së atlantëve, Mark Lehner kërkimet e të cilit rezultuan pa produktivitet. Shkencëtarë të tjerë e vendosën sfinksin në një kohë shumë më të largët nga sa besohej nga shkenca, në 10 500 para krishtit që ishte konform me propozimin e Schwaller de Lubicz, një arkeolog që kishte gërmuar mes viteve 1937 dhe 1952 në tempullin e Luksorit dhe konfirmoi se kultura egjiptiane ishte më e hershme nga sa besohej deri më atëherë. Në një nga veprat e tij “Sacred Science” duke folur për përmbytjet që ndodhën në Egjiptin e mijëveçarit XI para krishtit thotë: “Një qytetërim i madh i ka paraprirë lëvizjeve të mëdha të ujit që kanë prekur Egjiptin, çka na çon në hamendësimin që, e gdhendur në shkëmbinjtë e kodrës së vendosur në perëndim të Gizës, Sfinksi ka ekzistuar më parë, trupi luan i të cilit, përveç kokës, tregon shenja të një erozioni të pangatërrueshëm të shkaktuar nga uji.”

Jo pak gjeologë e mbështetën tezën e Schwaller-it duke mos gjetur gjurmë të një periudhe shirash në kohën para 10 000 vjetësh para krishtit që të shpjegonte erozionin e sfinksit të shkaktuar nga uji, për të cilën nuk dukej se kishte polemika. Një nga ata që mbështetën idenë ishte edhe Robert M. Schoch që në vitin 1992 pohonte se erozioni që kishte pësuar monumenti nuk mundej në asnjë rast të ishte prodhuar nga veprimi i erës. Këto ondulacione ishin prodhuar nga precipitimet që kishin shkaktuar fisura vertikale akoma më të dukshme dhe për më tepër sipas Schoch-ut figura enigmatike nuk mund të kishte një antikitet më të vonë se 9 000 vjetësh. Arsyeja na çon që të eliminojmë të gjitha këto teori pseudoshkencore, megjithatë Sfinksi zgjon interes për domethënien, marrëdhënien me botën, me zotat dhe me vdekjen. Që nga agimi i qytetërimit egjiptian, sfinksi simbolizon pushtetin dhe forcën e faraonit, cilësi të lidhura me figurën e luanit. Gjithashtu ka lidhje me idenë e jetës pas vdekjes meqë prezenca e saj është e zakonshme në kontekstet funerale dhe afër tempujve të mëdhenj.

Teori e hedhur poshtë

Pohimet e disa gjeologëve dhe përpjekjeet e tyre për të treguar antikitetin e sfinksit duket se luanin në favor të mbështetësve të teorive jo zyrtare. Megjithatë edhe pse janë shumë ata që mbrojnë premisat e gjeologut amerikan Robert M. Schoch që e mbështet teorinë e tij mbi erozionin e monumentit egjiptian si pasojë të veprimit të ujit në kohë shumë të lashta, kjo teori duket se është hedhur poshtë për shkak të presupozimeve false. Kryesisht sepse në Egjiptin e lashtë prodhohen precipitime shirash me frekuencë të paktë, por në formë të rrëmbyeshme dhe kjo klimë ishte deri në vitin 2000 para krishtit, çka do të shpjegonte llojin e erozionit të Sfinksit të provokuar nga uji, por në data më të hershme. Në këtë kuptim gjeologët J. Harrel, K. Gauri dhe G. Vandecruys e eliminuan teorinë e Schoch-ut që ia atribuonte Sfinksin dinastisë së katërt. / Muyhistoria – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *