Home»Horizonti.al»Shkence»Rrugëtimi i gjatë që na krijoi ne njerëzve

Rrugëtimi i gjatë që na krijoi ne njerëzve

Kushtet ekologjike në Europë i vendosën majmunët në rrugën për t’u bërë njerëz miliona vjet para se Homo Sapiensi të evoluonte, thotë antropologu Dejvid Began. Pa zhvillimet që ndodhën në Evropë, njerëzit nuk do të mund të evoluonin kurrë

Screen Shot 2016-04-27 at 16.36.25

Fantashkencë? Jo, ka ndodhur vërtetë. Midis 20 deri në 7 milionë vjet më parë, Toka qe realisht ishte planeti i majmunëve. Të paktën 100 specie popullonin botën, para se të shfaqeshin njerëzit e parë. Ata ishin të shquar në numër dhe diversitet, por janë edhe më interesante ato që mund të na thonë mbi vetë origjinën tonë. Tiparet kryesore të njeriut, duke përfshirë trurin e madh, duart e zhdërvjellëta, qëndrimin e drejtë të trupit dhe fëmijërinë e gjatë, mund të gjurmohen që në atë periudhë. Dhe gjëja vërtetë e habitshme, është se të gjitha këto tipare evoluan tek majmunët evropianë.

Lajmi është plot me zbulime që ndryshojnë idetë tona mbi evolucionin e njeriut. Por, kur mendojmë për paraardhësit tanë, ne priremi të përqëndrohemi tek 8 milionë vitet e fundi, aty ku prejardhja jonë ndahet nga ajo e shimpanzeve. Po çfarë kishte më herët? Tri dekada studimi, më kanë bindur se kjo periudhë e hershme qe absolutisht vendimtare.

Nuk ka dyshim se majmunët e kanë origjinën nga Afrika, apo se evolucioni ynë më i fundit ka ndodhur atje. Por, për një periudhë midis këtyre dy zhvillimeve, majmunët qenë në prag të zhdukjes në kontinentin e tyre, ndërsa po lulëzonin në Evropë. Për më tepër, transformimi i specieve evropiane gjatë kësaj kohe, na ka bërë ne njerëzve…

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *